LAJMET E FUNDIT
  1. Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme

    Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme. Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues […]

  2. Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për gjobat, si do të funksionojë regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e tyre

    Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për gjobat, si do të funksionojë regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e tyre

    Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave”, me qëllim administrimin dhe ndjekjen e detyrimeve administrative. Sipas vendimit, institucioni përgjegjës për administrimin e këtij regjistri do të jetë Inspektorati i Përgjithshëm, ndërsa sistemi do të funksionojë në ndërveprim me disa baza të tjera shtetërore […]

  3. Sulmoi Iranin në bashkëpunim me Trump, Netanyahu: Partneriteti me SHBA-në e vetmja mënyrë për të shmangur një zhvillim katastrofik

    Sulmoi Iranin në bashkëpunim me Trump, Netanyahu: Partneriteti me SHBA-në e vetmja mënyrë për të shmangur një zhvillim katastrofik

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për të shmangur një zhvillim katastrofik”, duke iu referuar rrezikut nga programi bërthamor i Iran. Në një prononcim publik, Netanyahu mohoi të ketë mashtruar lidhur me përfshirjen e SHBA-së në fazat e hershme të konfliktit. “Nuk kam mashtruar askënd”, tha […]

  4. Tensionet në Lindjen e Mesme, presidenti i Libanit: Kërkoj armëpushim urgjent dhe negociata me Izraelin

    Tensionet në Lindjen e Mesme, presidenti i Libanit: Kërkoj armëpushim urgjent dhe negociata me Izraelin

    Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e negociatave me Izraelin, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Nowl Barrot, i cili ndodhet për një vizitë solidariteti në Bejrut. Në përfundim të takimit, Aoun theksoi se prioriteti kryesor është ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit mes […]

  5. Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

    Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

    Një punonjës policie, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë është ndaluar nga AMP. Në njoftimin zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, sqaron se efektivi i policisë, Admir Elezi është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndalimi i […]

  6. Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim/ SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

    Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim/ SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

    Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve […]

  7. “Shqipëria këcen valle me vdekjen”

    “Shqipëria këcen valle me vdekjen”

    Nga Ben Andoni Është një karikaturë e gati një shekulli më parë, botuar tek “Dielli” më 17 Qershor të vitit 1922, tashmë e harruar, por që na flet me të njëjtin mesazh dhe ku madje mund t’i kuptosh mirë kohët tona. Quhet “Shqipëria këcen valle me vdekjen” dhe mban autorësinë e karikaturistit amerikan Frank E. […]

  8. Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

    Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme. Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues […]

  9. Këto ndryshime në fytyrë, mund të jenë shenjë e një problemi serioz me mëlçinë

    Këto ndryshime në fytyrë, mund të jenë shenjë e një problemi serioz me mëlçinë

    Sëmundjet e mëlçisë shpesh janë të vështira për t’u zbuluar në fazat e hershme sepse zakonisht nuk shkaktojnë simptoma të qarta dhe të dukshme. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshime të caktuara në fytyrë mund të jenë një sinjal i rëndësishëm se diçka nuk shkon. Mëlçia yndyrore, ose steatoza e mëlçisë, ndodh kur shumë yndyrë fillon […]

  10. “Shpresojmë te fati dhe te Zoti”, Simeone pranon superioritetin e Barcelonës: Kanë sulmin më të mirë në Europë

    “Shpresojmë te fati dhe te Zoti”, Simeone pranon superioritetin e Barcelonës: Kanë sulmin më të mirë në Europë

    Atletiko e Madridit dhe Barcelona do të ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Diego Simeone ka komentuar këtë përballje në një konferencë përpara mediave. Trajneri i Atletikos ka folur me superlativa për ekipin kundërshtar. Simeone ka thënë se Barcelona është ekipi me sulmin më të mirë në Europë dhe se do të […]

  11. ‘Prej muajsh nuk kam shkuar atje’/ Çfarë deklaroi drejtori i Burgut të Rrogozhinës për 400 bimët kanabis

    ‘Prej muajsh nuk kam shkuar atje’/ Çfarë deklaroi drejtori i Burgut të Rrogozhinës për 400 bimët kanabis

    Merr një kthesë të re çështja e operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ku në një magazinë në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi të kultivuara në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Burime të besueshme bëjnë me dije se drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në […]

  12. Trump: Japonia po merr masa ndaj Iranit, ndryshe nga NATO

    Trump: Japonia po merr masa ndaj Iranit, ndryshe nga NATO

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi të enjten përpjekjet e Japonisë në lidhje me luftën me Iranin, duke thënë se kishte marrë një garanci mbështetjeje. “Unë besoj se, bazuar në deklaratat të cilat na u dhanë dje, pardje, që kanë të bëjnë me Japoninë, ata po bëjnë një hap përpara, po – ndryshe nga NATO”, […]

  13. Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

    Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

    “Në ditët në vijim, ne mund të heqim sanksionet mbi naftën iraniane që aktualisht është në det”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant në një intervistë me Fox Business. Besant nuk specifikoi se sa kohë mund të zgjaste një lehtësim i tillë i sanksioneve, por përmendi si shembull lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve […]

  14. ‘Pa ju nuk kishte kuptim’/ DJ Gimbo reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

    ‘Pa ju nuk kishte kuptim’/ DJ Gimbo reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

    Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë me ndjekësit e tij një mesazh falënderues dhe emocional për gjithë mbështetjen e marrë gjatë rrugëtimit në këtë format. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj publikut, duke […]

  15. Dorëzohet në polici Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinës

    Dorëzohet në polici Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinës

    Merr një kthesë të re çështja e operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ku në një magazinë në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi të kultivuara në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Burime bëjnë me dije se drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici. Sipas […]

  16. Ministri Gonxhja: Programi “Edukimi përmes kulturës”, 78 evente me mbi 3500 pjesëmarrës në janar-shkurt

    Ministri Gonxhja: Programi “Edukimi përmes kulturës”, 78 evente me mbi 3500 pjesëmarrës në janar-shkurt

    Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në konferencën mbarëkombëtare për edukimin passhkollor. Gjatë aktivitetit, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Gonxhja tha se u diskutua mbi rolin e aktiviteteve jashtëkurrikulare […]

  17. Lëvizje të tjera, ish-nënkryetarja e Bashkisë emërohet zv/ministre e Punëve të Brendshme

    Lëvizje të tjera, ish-nënkryetarja e Bashkisë emërohet zv/ministre e Punëve të Brendshme

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zv/ministre e Punëve të Brendshme. Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit […]

  18. Uashingtoni lehtëson sanksionet ndaj Minskut, teksa Bjellorusia liron 250 të burgosur

    Uashingtoni lehtëson sanksionet ndaj Minskut, teksa Bjellorusia liron 250 të burgosur

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj disa entiteteve bjelloruse dhe ndaj ministrit të Financave të shtetit, teksa Bjellorusia ka njoftuar për lirimin e qindra të burgosurve, përfshirë të burgosurin politik Kim Samusenko dhe gazetaren Ekaterina Andreeva. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Coale, njoftoi për lehtësimin e sanksioneve për Belinvestbank dhe Bankën për […]

  19. Antibiotikët mund ta ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vjet

    Antibiotikët mund ta ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vjet

    Antibiotikët mund të ndikojnë për një kohë shumë më të gjatë sesa mendohej më parë në mikrobiomën e zorrëve, komunitetin e baktereve që jetojnë në sistemin tretës. Sipas një studimi të ri, edhe një trajtim i vetëm me disa lloje antibiotikësh mund të lërë gjurmë që zgjasin nga katër deri në tetë vjet. Studimi, i […]

  20. VIDEO/ Nuri: Cilësimi autokraci elektorale e damkos Shqipërinë, po humbim hapin ndaj BE-së

    VIDEO/ Nuri: Cilësimi autokraci elektorale e damkos Shqipërinë, po humbim hapin ndaj BE-së

    Juristi Franc Nuri komentoi në edicionin e mbrëmshëm të emisionit ‘Ora 19’ raportin e fundit ndërkombëtar, i cili e klasifikon Shqipërinë dhe demokracinë e saj si një autokraci elektorale. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko Nuri u shpreh se, ky nocion e ‘damkos’ Shqipërinë, veçanërisht në një periudhë kur flitet shumë për integrimin europian të […]

  21. VIDEO/ Dorëzim me regji i drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pasi iu zbulua shtëpia e barit

    VIDEO/ Dorëzim me regji i drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pasi iu zbulua shtëpia e barit

    Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili ishte shpallur në kërkim si pronar i ‘shtëpisë së barit’ që u zbulua në Peqin, është dorëzuar në polici. Por para se të dorëzohej në polici, ai kishte marrë masat që gjithçka të filmohej dhe të bëhej publike. Fare mirë mund të cilësohet një dorëzim me […]

  22. Iu gjetën në magazinë 4 mijë rrënjë kanabis, dorëzohet në policinë e Elbasanit, Bilal Hasa

    Iu gjetën në magazinë 4 mijë rrënjë kanabis, dorëzohet në policinë e Elbasanit, Bilal Hasa

    Ish-drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me ngjarjen, pasi emri i tij u përfshi në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit si pronar i objektit ku u zbulua lënda narkotike. Burime nga blutë bëjnë me dije se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e […]

  23. GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

    GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

    Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të enjte kalimin për shqyrtim në seancë plenare të kërkesës së opozitës, që lidhet me verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit. “Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve: Verifikimin e çështjes […]

  24. Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

    Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

    Arben Malaj, ish-ministër i Financave, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të pasdites nga Pandi Gjata, në A2CNN, shpalosi propozimet e tij mbi masat që duhet të marrë qeveria për të përballuar krizën e çmimeve që vjen nga rritja e çmimit të naftës. “Jemi në situatë kritike dhe jemi prekur goxha nga rritja […]

  25. 45′ e para: “Skuqet” Lyon, Nottingham në rrugë të mbarë për përmbysjen. AEK-u i Strakoshës po turpërohet në shtëpi (video)

    45′ e para: “Skuqet” Lyon, Nottingham në rrugë të mbarë për përmbysjen. AEK-u i Strakoshës po turpërohet në shtëpi (video)

    Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e para për sot, të vlefshme për ndeshjet e kthimit në Europa dhe Conference League. Në Europa League, Freiburg është duke udhëhequr 2-1 ndaj Genk, me golat e Vincenzo Grifo në minutën e 19-të, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur në zonë nga një goditje […]