LAJMET E FUNDIT
  1. Saliba tregon ndeshjen kur kuptoi se ky do të ishte viti i Arsenalit

    Saliba tregon ndeshjen kur kuptoi se ky do të ishte viti i Arsenalit

    24 Maj 2026 9:49 Telesport Mbrojtësi lider i Arsenalit, Saliba, ka rrëfyer momentin kur ka kuptuar se skuadra londineze do të fitonte titullin kampion në Premier League. “Fillova të ndieja në muajin mars. Pas ndeshjes kundër Evertonit, për mua ishte e qartë se do ta fitonim titullin kampion”, deklaroi mbrojtësi francez. “Ishte një ndeshje shumë […]

  2. Çfarë përfshin një memorandum i mundshëm me SHBA? Irani zbulon objektivat

    Çfarë përfshin një memorandum i mundshëm me SHBA? Irani zbulon objektivat

    Një memorandum i mundshëm mirëkuptimi mes Iranit dhe SHBA-së përfshin përfundimin e luftës në të gjitha frontet. Siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, kjo përfshin edhe ndalimin e sulmeve izraelite në Liban, ndërsa SHBA-ja do të angazhohej gjithashtu për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës iraniane gjatë negociatave. Nëse arrihet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit nuk […]

  3. Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e   Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë.  Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar.  Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare.  Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar.  Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”.  Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare.  Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”.  Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë.  Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se:  Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë.  Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi.  Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë.  Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”.  Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge.  Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.  Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit.  Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës.  Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar.  /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë […]

  4. Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

    Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

    Elseid Hysaj mbyll aventurën e tij me skuadrën e Lazios. Pas 5 vitesh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi roman ndajnë rrugët mes tyre. Elseid Hysaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur Lazion dhe tifozët përmes një mesazhi emotiv teksa deklaroi largimin e tij nga bardhekaltrit. ‘Pas 5 vitesh me këtë fanelë erdhi momenti […]

  5. ‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

    ‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

    Elseid Hysaj mbyll aventurën e tij me skuadrën e Lazios. Pas 5 vitesh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi roman ndajnë rrugët mes tyre.  Elseid Hysaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur Lazion dhe tifozët përmes një mesazhi emotiv teksa deklaroi largimin e tij nga bardhekaltrit. ‘Pas 5 vitesh me këtë fanelë erdhi momenti […]

  6. S’ndalen protestat në Beograd, përleshen me policinë kërkojnë largimin e Vuçiç (shikoni pamjet)

    S’ndalen protestat në Beograd, përleshen me policinë kërkojnë largimin e Vuçiç (shikoni pamjet)

    Policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit në qendër të Beogradit të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe fundin e më shumë se një dekade sundimi të presidentit populist të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Njerëzit mbushën Sheshin “Slavija”, një nga nyjet kryesore të kryeqytetit, në një […]

  7. Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është ‘gjerësisht e negociuar’

    Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është ‘gjerësisht e negociuar’

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 23 maj se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës “gjerësisht është negociuar” dhe se “aspektet finale dhe detajet” po diskutohen. Por, Teherani menjëherë hodhi poshtë disa nga pretendimet e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara. “Një marrëveshje është negociuar gjerësisht, subjekt i finalizimit mes SHBA-së, Republikës Islamike […]

  8. Zhupa: Paketa e maleve aplikohet edhe në bregdet, mekanizmi i ri për të rrëmbyer pronat publike dhe private

    Zhupa: Paketa e maleve aplikohet edhe në bregdet, mekanizmi i ri për të rrëmbyer pronat publike dhe private

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së Sarandës në Paketën e Maleve, duke deklaruar se kjo skemë nuk ka lidhje me zhvillimin apo rivitalizimin e zonave malore, por me “gllabërimin e pronës publike dhe private”. Zhupa u shpreh se Saranda, si […]

  9. Rikthehen problemet në Tunelin e Skërficës/ Ujë në brendësi të tunelit, ngrihen shqetësime për sigurinë rrugore

    Rikthehen problemet në Tunelin e Skërficës/ Ujë në brendësi të tunelit, ngrihen shqetësime për sigurinë rrugore

    Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq–Delvinë, i konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, vijon të shfaqë problematika lidhur me cilësinë e ndërtimit të tij. Sipas pamjeve të publikuara, në brendësi të tunelit është konstatuar sërish prezencë e konsiderueshme uji, me grumbullime dhe rrjedhje në disa segmente, […]

  10. Integrimi në BE, 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

    Integrimi në BE, 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

    Teksa Shqipëria ka hyrë drejt fazës konkrete të vlerësimit, Shoqata Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë (BPSH) dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) ngrenë alarmin për nivelin e ulët të bizneseve shqiptare që kanë deklaruar se janë të përgatitura me standardet e BE-së.  Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë vlerëson se nga sondazhet e para, vetëm 15% […]

  11. U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

    U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

    Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa nga rastet më të rënda dhe më famëkeqe të policisë greke. I konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, shqiptari dyshohet se është përfshirë në një sërë aktivitetesh të dhunshme, përfshirë grabitje, sulme të armatosura dhe kontrata […]

  12. Rusia valë të re agresive sulmesh, mbi 600 dronë drejt Ukrainës, deri më tani katër të vdekur dhe 80 të plagosur

    Rusia valë të re agresive sulmesh, mbi 600 dronë drejt Ukrainës, deri më tani katër të vdekur dhe 80 të plagosur

    Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës së të dielës, duke lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit. Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në Kiev dhe zonat përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan […]

  13. VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Fino tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

    VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Fino tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

    Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta. Në videot e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve. “Kjo është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat […]

  14. Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detajet nga ngjarja në Tiranë, si u plagos 17-vjeçari

    Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detajet nga ngjarja në Tiranë, si u plagos 17-vjeçari

    Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17 vjeçarit gjatë mesnatës në zonën e Kthesës së Kamzës. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se katër të rinjtë ndodheshin në banesën e 19 vjeçarit Rigers Sylaj. Mësohet se ata ishin duke konsumuar alkool dhe në një moment 19 vjeçari ka marrë pistoletën për t’ja […]

  15. Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një kantieri ndërtimi në Kamëz

    Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një kantieri ndërtimi në Kamëz

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla […]

  16. Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e negociuar”

    Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e negociuar”

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 23 maj se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës “gjerësisht është negociuar” dhe se “aspektet finale dhe detajet” po diskutohen. Por, Teherani menjëherë hodhi poshtë disa nga pretendimet e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara. “Një marrëveshje është negociuar gjerësisht, subjekt i finalizimit mes SHBA-së, Republikës Islamike […]

  17. Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi

    Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një zjarr i rënë në ambientet e një magazine ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, flakët kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit […]

  18. BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi

    BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në shënimet e javës një fond prej 49 milionë eurosh për Shqipërinë, e cila iu është ofruar nga BE. Rama tha se se 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, është shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit […]

  19. “Hajde bëj pak o*gji këtu me neve”/ Zhaku gjuhë fyese ndaj Mozës

    “Hajde bëj pak o*gji këtu me neve”/ Zhaku gjuhë fyese ndaj Mozës

    Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve ka degraduar në një përplasje të fortë verbale, duke sjellë një nga momentet më të nxehta të këtij edicioni. Në qendër të këtij episodi ka qenë Zhaku, e cila duket se ka humbur kontrollin gjatë […]

  20. “Shqipëria do të përfitojë një fond prej 49 mln euro”, Rama: Jemi një hap larg fazës përfundimtare të negociatave me BE

    “Shqipëria do të përfitojë një fond prej 49 mln euro”, Rama: Jemi një hap larg fazës përfundimtare të negociatave me BE

    Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet më të fundit të javës, mes të cilave miratimin e raportit IBAR. Rama deklaroi se Konferenca Ndërqeveritare është vulosja me sukses e fazës hapëse të negociatave. Kreu i qeverisë në podcastin e tij flasim nuk ndali ironinë për opozitën, ku u shpreh se ballafaqimi mori kohën e vet, ndërkohë që […]

  21. Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Filo: Pashë vdekjen me sy! ministri Hoxha: E papranueshme

    Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Filo: Pashë vdekjen me sy! ministri Hoxha: E papranueshme

    Ernal Filo UKRAINË-Një sulm i fundit i ndërmarrë nga Rusia ka prekur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo. Vetë Filo ka deklaruar se kompleksi ku banon ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet, duke shtuar se ka parë vdekjen me sy. “Gjatë sulmeve u strehuam në bodrumet e sigurta, […]

  22. Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al

    Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al

    Pas plot 11 vitesh në tregun mediatik të vendit, Lapsi.al, i lindur në verë-vjeshtën e vitit 2015, po bën sot një ndryshim të ri, kryesisht në formë por edhe në përmbajtje, për ti`u përshtatur më mirë ritmeve të vrullshme të botës virtuale. Ashtu sikurse mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme, fillimisht, kjo media […]

  23. Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme! Përfaqësuesi rus në Shqipëri…

    Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme! Përfaqësuesi rus në Shqipëri…

    Sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e cila njofton se jeta e tij është vënë në rrezik serioz, diçka e papranueshme. Ministria thotë se ambasadori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime. Paralelisht bën thirrje për ndalimin e […]

  24. Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person, çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person, çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë […]