LAJMET E FUNDIT
  1. Denoncimi i Tabakut: Qeveria mori pronën e familjes Dervishi për fabrikën e armëve, aferë korruptive

    Denoncimi i Tabakut: Qeveria mori pronën e familjes Dervishi për fabrikën e armëve, aferë korruptive

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vizituar dje zonën e Babrrusë në Tiranë, ku është takuar me familjen Dervishi dhe ka denoncuar atë që e cilësoi si cenim të pronës së trashëguar ndër breza. Sipas Tabakut, prona e kësaj familjeje është marrë nga shteti për t’u përdorur për ndërtimin e një fabrike armësh, projekt […]

  2. Berisha: Druaj shumë se, kështjella mund të jetë e Edi Ramës dhe jo e Ermal Beqirit. Protestat janë të ligjshme, kjo…

    Berisha: Druaj shumë se, kështjella mund të jetë e Edi Ramës dhe jo e Ermal Beqirit. Protestat janë të ligjshme, kjo…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat dje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të SPAK dhe reformës territoriale, ndërsa u ndal edhe te çështja e pasurive të Ermal Beqirit në Francë.  Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për hetimet në lidhje […]

  3. FOTO-LAJM/ Po udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Ksamil

    FOTO-LAJM/ Po udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Ksamil

    Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari Antonio Mateli. I riu udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, i cili doli nga rruga për shkaqe që po hetohen. Si pasojë e aksidentit, ai humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 22 vjeç, mbeti i plagosur. 22-vjeçari ndodhet nën […]

  4. Sezoni turistik/ Fluks i lartë në Morinë, kolona të gjata automjetesh drejt Shqipërisë

    Sezoni turistik/ Fluks i lartë në Morinë, kolona të gjata automjetesh drejt Shqipërisë

    Pika Kufitare e Morinit po përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në ditët e para të muajit gusht. Jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme, si kjo e martë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar kolona të gjata mjetesh me destinacion bregdetin shqiptar. Rritja e qarkullimit lidhet […]

  5. Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

    Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

    Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Flakët kanë përfshirë zonën pyjore duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse të cilat po punojnë në një terren të vështirë, pa rrugë, për neutralizimin e flakëve. Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të […]

  6. Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

    Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

    Kriza migratore që përfshiu Ceutën pritet të kalojë në tryezën e Bashkimit Evropian, ku sot ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së pritet të zhvillojnë një videokonferencë të thirrur nga mbajtësja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Irlanda. Fokus do të jetë organizimi i flukseve të migrantëve, por edhe propozimet për krijimin e […]

  7. Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

    Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Sajadhës në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, kur në rrethana ende të pa ditura, një turist nga Kili u gjet i vdekur në një greminë. Më herët shoku i tij kishte njoftuar një kalimtar të rastit për aksidentin e ndodhur. Sipas policisë […]

  8. Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

    Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

    Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e përplasjes së helikopterëve “Bell” që po shuanin zjarret në Atikën Perëndimore. Pas përplasjes viktima mbetën piloti danez dhe koordinatori i tij grek, ndërsa shpëtuan piloti britanik dhe koordinatori grek i helikopterit të dytë. Vëllai i pilotit danez tregon historinë e 46-vjeçarit Rune Kindal, i cili u […]

  9. Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

    Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

    Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së euros në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye më 3 gusht me 93.36 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i euros me […]

  10. Ky është afati i fundit për aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

    Ky është afati i fundit për aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

    Deri më 9 gusht është afati i fundit për aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, përkatësisht për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë (1–9). Ministria ka njoftuar të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës […]

  11. Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

    Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

    Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje huaje prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF). Financimi do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes blerjes së kapaciteteve ushtarake me origjinë amerikane, si dhe do të ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e […]

  12. 27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

    27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

    Gati 27 vjet pas masakrës së Reçakut, drejtësia në Kosovë ka nisur gjykimin në mungesë ndaj më shumë se 20 ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe, të akuzuar për vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999. Seanca e parë u zhvillua më 31 korrik në Prishtinë, ndërsa të gjithë të pandehurit munguan, pasi […]

  13. Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

    Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A.P., rreth 42 vjeç, i cili përplasi këmbësorin G.T., rreth 50 vjeç. Për […]

  14. Vrasja e influencerses gjatë transmetimit live në TikTok/ Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, viktima ishte e dashura e djalit të tij

    Vrasja e influencerses gjatë transmetimit live në TikTok/ Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, viktima ishte e dashura e djalit të tij

    Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit Jalisco New Generation, i cili akuzohet se ka urdhëruar dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë. Operacioni u zhvillua të enjten nga forcat speciale në shtetin e Jalisco. Gjatë ndërhyrjes u vra një anëtar […]

  15. Roveri ‘Curiosity’ i NASA-s në Mars zbulon një fushë me struktura në formë hojëzash

    Roveri ‘Curiosity’ i NASA-s në Mars zbulon një fushë me struktura në formë hojëzash

    Ndërsa roveri Curiosity i NASA-s filloi së fundmi të ngjitej në një luginë marsiane të quajtur “Valle Grande”, ai dërgoi imazhe që paraqisnin një pamje të njohur për shkencëtarët e misionit: struktura që të kujtonin huallin e mjaltit, të njohura si çarje poligonale, secila me një gjerësi prej rreth 4 deri në 8 centimetra. Misioni […]

  16. Zjarr në zonën pyjore të Rribanit në Mallakastër

    Zjarr në zonën pyjore të Rribanit në Mallakastër

    Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në Bashkinë Mallakastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën […]

  17. Shtëpia e pamundur! Goditja e ashpër ndaj shtresës së mesme nga modeli i dështuar ekonomik

    Shtëpia e pamundur! Goditja e ashpër ndaj shtresës së mesme nga modeli i dështuar ekonomik

    Nga Erjon Saraçi, auditues ligjor * – Monitor  “An Englishman’s home is his castle” — “Shtëpia e anglezit është kalaja e tij” Një nga parimet më të njohura të së drejtës angleze (common law) Çfarë e bën të pamundur pasjen e një shtëpie sot? Për shumicën e të rinjve e të rejave, për çiftet që […]

  18. Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

    Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

    Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i dyshuar si organizator i disa akteve të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë. Operacioni u zhvillua nga forcat speciale në shtetin Jalisco, pas disa muajsh […]

  19. Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë përgjegjësi të përbashkët

    Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë përgjegjësi të përbashkët

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka thënë kryeministrit spanjoll se siguria kufitare është një “përgjegjësi e përbashkët evropiane” dhe ka sugjeruar që Brukseli mund t’i ofrojë më shumë ndihmë Marokut. Kjo vjen në një kohë kur Spanja po përpiqet të kthejë personat e fundit nga dhjetëra mijëra njerëz që javën e kaluar […]

  20. Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

    Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

    Bilanci i viktimave nga tërmetet binjake që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 6,125 persona, sipas përditësimit më të fundit zyrtar të publikuar nga presidenti i Parlamentit të vendit, Jorge Rodriguez. Edhe disa javë pas katastrofës, dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë trupat e të afërmve të tyre në shtetin La Guaira, në veri […]

  21. Edhe qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi do të votojnë për pamjen e re të euros

    Edhe qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi do të votojnë për pamjen e re të euros

    Paraqitja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet edhe nga votat e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi, ndonëse këto dy vende nuk janë pjesë e eurozonës. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka përzgjedhur 10 propozime për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, të bazuara në temat “Kultura evropiane” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë”. Përzgjedhja […]

  22. Arrestohet “El R1”, urdhëroi vrasjen e influencerses gjatë live-it në TikTok, Valeria ishte e dashura e djalit të tij

    Arrestohet “El R1”, urdhëroi vrasjen e influencerses gjatë live-it në TikTok, Valeria ishte e dashura e djalit të tij

    Valeria Márquez dhe ‘El R1’ MEKSIKË-Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur si “El R1” dhe një prej drejtuesve të Kartelit Jalisco New Generation, është arrestuar nga autoritetet meksikane. Ai dyshohet se ka dhënë urdhrin për dy vrasje tronditëse në Meksikë, një prej tyre ajo e influenceres 23-vjeçare Valeria Márquez. 23-vjeçarja u ekzekutua në maj të vitit […]

  23. FOTO-LAJM/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët i lënë kryeministri Rama shënimin gjigant në shesh: Nuk ka marrëveshje!

    FOTO-LAJM/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët i lënë kryeministri Rama shënimin gjigant në shesh: Nuk ka marrëveshje!

    Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në bulevardin përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë formuar me shkrim gjigant në shesh mesazhin “NO DEALS”, në shqip “Nuk ka marrëveshje!“, duke përcjellë qartë qëndrimin e tyre se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk është e negociueshme. […]

  24. Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

    Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

    Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 93.36 lekë, niveli më i ulër i të gjitha kohërave. Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun […]

  25. Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi

    Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi

    Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet më të shtrenjta të Europës për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat e familjeve dhe renditen ndër tregjet më pak të përballueshme në botë. Sipas një harte të publikuar nga njësia e të dhënave “Visual Capitalist”, e cila u referohet të dhënave të UN-Habitat, World Cities […]