Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!
Një sasi prej më shumë se 55 mijë eurosh (mes tyre edhe prerje 5 mijëshe të reja shqiptare), është sekuestruar nga autoritetet kufitare malazeze, pasi u gjet e fshehur në një vend të pazakontë brenda një automjeti. Sipas autoriteteve, paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës së makinës, në një përpjekje për t’i kaluar kontrollet kufitare pa u zbuluar. Gjatë kontrollit u gjetën pesë valuta të ndryshme, përfshirë dollarë kanadezë, dollarë australianë, amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptare. Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencia evropiane për menaxhimin e kufijve të jashtëm. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende origjinën e shumës së parave apo arsyen pse ato ishin fshehur në automjet. Nga eurot te monedhat kanadeze, australiane, amerikane, britanike dhe...
Burimi:
javanews.al