Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Ferrari presin me ankth: Dy garat e radhës vendimtare për fatin në gjysmën e dytë të sezonit
Te Ferrari mezi presin dy garat e ardhshme të Formula 1, sepse në pistat e Spielberg dhe Silverstone ndoshta do të përcaktohen konturet e performancës që SF-25 do të shfaqë në pjesën e dytë të sezonit. Në Austri, “kokëkuqja” do të ketë një shasi të re, që sipas inxhinierëve në Maranello, do të zgjidhë disa nga problemet e deritanishme. Megjithatë, Frederic Vasseur nuk e ka konfirmuar mbërritjen e risive. Ai ka nënvijëzuar se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të “vendosësh gjithçka së bashku” në një pistë të shkurtër si Red Bull Ring. “Pista e Spielbergut përfundon në...