Të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme, arrestohen tre persona në Durrës (Emrat)

Të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme, arrestohen tre persona në Durrës (Emrat)

Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit si të dyshuar për vendosjen e zjarreve në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimit të Policisë në pranga kanë rëë shtetasit Shaban Domi, Ilir Rika dhe Reshit Jaheshi. Nga hetimet paraprake, rezultoi se zjarri i rënë në një tokë bujqëore në fshatin Ishëm ishte shkaktuar nga Ilir Rika së bashku me Reshit Jaheshin të cilët ishin duke prerë tuba me gur fresibël dhe si pasojë e shkëndive ka rënë zjarrë. Ata akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Njëkohësisht, është arrestuar edhe 44-vjeçari Shaban Domi i cili akuzohet për vendosjen e zjarrit në fshatin Rreth në Shijak ku si pasojë e flakëve janë djegur telat e rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi. Njoftimi Durrës/Zbardhen dy...