Te Barcelona në ankth për Pau Cubarsi: Probleme fizike për mbrojtësin në kombëtare, sot testet mjekësore
16 Nëntor 2026 14:00 Telesport Ka shqetësim te Barcelona lidhur me gjendjen e Pau Cubarsí. Mbrojtësi 19-vjeçar ndjeu shqetësime në zonën e ijeve gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Anglisë në Nations League. Qendërmbrojtësi i ekipit ‘blaugrana, i cili e nisi ndeshjen si titullar, nuk u rikthye në fushë për pjesën e dytë, duke ia lënë vendin Dean Huijsen. Ky zëvendësim tërhoqi menjëherë vëmendjen për gjendjen e tij fizike. Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se Cubarsí ka pasur shqetësime në zonën e ijeve dhe se do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për të vlerësuar situatën. Pas ndeshjes, trajneri Luis de la Fuente u përpoq t’i zbusë shqetësimet, duke shpjeguar se problemi nuk dukej serioz. Megjithatë, për momentin nuk ka ende një diagnozë të...
Burimi:
telesport.al