Te Barcelona flasin me emra, Deco zbulon dy lojtarët që po ndjek në merkato

Te Barcelona flasin me emra, Deco zbulon dy lojtarët që po ndjek në merkato

22 Maj 2025 16:57 Telesport Prioriteti kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është sulmues anësor Luis Diaz. Drejtori sportiv Deco e ka pranuar publikisht pëlqimin. “Na pëlqen si lojtar, patjetër, ashtu siç na pëlqen Rashford, por nuk mund të flasim për lojtarë që janë nën kontratë. Rëndësi ka të realizojmë objektivat e merkatos”, është shprehur ai. Barcelona sivjet po tenton të transferojë një sulmues të majtë, një mesfushor defensiv dhe një qendërmbrojtës.
Burimi: Telesport.al