Të ardhurat në buxhet rriten 11,7% në 8-mujorin 2026, arkëtohen 557,6 mld lekë
Të ardhurat totale në buxhetin e shtetit arritën në 557,6 miliardë lekë gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke shënuar një rritje prej 11,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një realizim prej 100,1% të planit. Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, mbi performancës paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat u rritën me rreth 58,5 miliardë lekë në krahasim me 8-mujorin e vitit 2025. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat arritën në 356,5 miliardë lekë, 25,1 miliardë lekë ose 7,6% më shumë se një vit më parë. Të ardhurat tatimore të administratës tatimore u realizuan në 191,6 miliardë lekë, me një rritje prej 10,5%, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend arritën në 56,8 miliardë lekë,...
Burimi:
kohajone.com