Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia e Fierit. Gjatë operacionit të koduar “No Games”, efektivët zbuluan brenda një lokali në lagjen “Kastriot” një ambient të përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, ku u kapën në flagrancë 16 persona duke luajtur poker. Në pranga ranë 43 vjeçarI Rudenc Cenko banues në Tiranë, i dyshuar si organizatori i lojërave të fatit, si dhe 49 vjeçarja Dhurata Sherifaj. banuese në Fier, administratore e lokalit ku zhvillohej aktiviteti. Në gjendje të lirë u proceduan penalisht 16 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur lojëra fati në lokal. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një tavolinë pokeri, një kuti me 500 çipsa, gjashtë pako me letra bixhozi, pesë telefona celularë dhe 8...