Tare mban premtim, Milani arrin akordin me kapitenin e Italisë

Tare mban premtim, Milani arrin akordin me kapitenin e Italisë

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare, ka mbajtur premtimin e tij, duke arritur akordin me kapitenin e Italisë, Samuele Riçi, i cili largohet nga Torino pas tre sezonesh. Mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja verbale mes Tares dhe Riçit, ku theksohet se mesfushori do t’i kushtojë kuqezinjve 23 milionë euro, dhe 2 milionë euro të tjera bonus. Javën e ardhshme pritet kryerja e testeve mjekësore dhe më pas firma në kontratë. Përveç Riçit dhe Modriç, objektiv mbetet për mesfushën Ardon Jashari. Transferimi i 22-vjeçarit po bëhet çështje e pamundur, për shkak të shumës që kërkohet nga Klub Bryzh.
Burimi: Vizionplus.tv