Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tani është radha e Vllaznisë dhe Partizanit, suksese ekipeve shqiptare!
Partizani dhe Vllaznia do të luajnë nesër ndeshjet e dyta dhe vendimtare për kualifikimin në UEFA Conference League. Të kuqtë do të përballen me Kalju në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Skuadra e Skënder Gegës vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 në transfertën estoneze dhe do të kërkojë kualifikimin në Tiranë. Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”, teksa biletat për të gjithë të interesuarit shiten online në ebileta.al . Për Vllazninë, misioni i kualifikimit është më i vështirë, por jo i pamundur. Kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Letonisë me synimin për të përmbysur disfatën...