Takimi Netanyahu Eisenkot pa rezultat, refuzon opsionin e rotacionit si kryeministër!

Takimi Netanyahu Eisenkot pa rezultat, refuzon opsionin e rotacionit si kryeministër!

Dy orë bisedime dhe asnjë marrëveshje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Gadi Eisenkot zhvilluan një takim për të diskutuar mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar, por negociatat përfunduan pa një rezultat konkret. Sipas një deklarate të përbashkët të dy partive, takimi nisi me një informim mbi çështjet e sigurisë dhe vijoi me diskutimet për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, palët nuk arritën të kapërcenin dallimet mes tyre, ndërsa nuk është parashikuar një takim tjetër. Në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike, Netanyahu i propozoi Eisenkotit që ky i fundit të merrte fillimisht postin e kryeministrit, ndërsa ai vetë të shërbente si kryeministër alternativ, me mundësinë e një rotacioni të mëvonshëm në drejtimin e qeverisë. eisenkot raportohet se e...