Referendumi në Zvicër, qytetarët votojnë pro lehtësimit të eksportit të armëve drejt 36 vendeve

Referendumi në Zvicër, qytetarët votojnë pro lehtësimit të eksportit të armëve drejt 36 vendeve

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur lehtësimin e rregullave të rrepta për eksportin e armëve, duke i hapur rrugë ndryshimeve në ligjin për materialet e luftës. Sipas rezultateve të referendumit, 54.3% e votuesve janë shprehur pro ndryshimeve, ndërsa 45.7% kanë votuar kundër. Reforma parashikon heqjen e disa kufizimeve për eksportin e armëve drejt 36 vendeve perëndimore, përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Japoninë dhe Australinë. Kjo do të lejojë eksportet edhe në rastet kur vendet përfituese janë të përfshira në konflikte të armatosura. Mbështetësit e ndryshimit argumentojnë se vendimi është i rëndësishëm për konkurrueshmërinë e industrisë zvicerane të armëve dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me vendet perëndimore. Nga ana tjetër, kundërshtarët paralajmërojnë se lehtësimi i këtyre kufizimeve...