Takimi me të dërguarit e Trump, Zelensky: Lufta mund të vijojë edhe gjatë dimrit! Ukraina ka nevojë për mbrojtje ajrore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mirëpret Jared Kushner, në qendër, dhe Steve Witkoff, djathtas, në Kiev të dielën. Fotografia: Valentin Ogirenko/Reuters Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pret që lufta me Rusinë të vijojë edhe gjatë dimrit, pas përfundimit të bisedimeve në Kiev me të dërguarit kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump. Takimet me Steve Witkoff dhe Jared Kushner përfunduan pa një njoftim për ndonjë përparim të madh drejt një marrëveshjeje paqeje. Të dy të dërguarit udhëtuan në Ukrainë për herë të parë që prej nisjes së pushtimit të plotë rus, pasi një ditë më parë zhvilluan bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Witkoff tha se ishte “i inkurajuar” nga ato që i cilësoi si bisedime “substanciale” dhe të rëndësishme në Kiev....
Burimi:
kohajone.com