Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-së, Mart Rutte zbulon çfarë diskutuan
👁4122
Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në platformën X, tha se gjithashtu kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë. “Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë 🇦🇱 sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkruan Rutte.