Takimi me Ramën, flet Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë ligjit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e linjës, Delina Ibrahimaj, me Inspektoratin e Përgjithshëm dhe inspektoratet qendrore. Në fokus të takimit ishte rikonceptimi i qasjes së inspektorateve ndaj bizneseve, me synim një proces më transparent dhe të rregullt. Sula theksoi se çdo trupë inspektuese duhet të respektojë me rigorozitet kuadrin ligjor dhe procedurat e përcaktuara. Ai u shpreh i prerë kundër inspektimeve të parregullta dhe çdo forme abuzimi. “Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të tolerojë asnjë inspektim që bëhet pa paralajmërim dhe jashtë programit të inspektimit. Nuk do të lejojmë asnjë shkelje ligjore”, deklaroi Sula. Ai theksoi se qëllimi është garantimi i një procesi inspektimi transparent dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur presionin...
Burimi:
kohajone.com