
13521
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Zakros në Kretë. Mediat greke shkruajnë se lëkundjet e tërmetit u regjistruan 24 kilometra në jug-juglindje të Zakros. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në një zonë detare, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 7.1 kilometra.