Zelensky pak para takimit: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg, në Uashington, pak përpara takimit me Donald Trump dhe liderë europianë. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se “Rusia mund të detyrohet drejt paqes vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë”. Ai falënderoi […]
Donbasi, pse ky rajon është zemra e luftës së Putinit në Ukrainë?
Ndërsa bota vazhdon të ndjekë me ankth luftën në Ukrainë, një rajon i vetëm mbetet në qendër të vëmendjes dhe të objektivave të Rusisë: Donbasi. Ky territor në lindje të vendit, i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, nuk është thjesht një fushë beteje, por thelbi i ambicieve të Presidentit rus Vladimir Putin. Një […]
Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën” por vetëm për disa orë?
Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të fortë “unë duhet të ndryshoj”? Dhe pastaj… pas pak orësh, ishe sërish aty ku ishe më parë? Nuk je vetëm. Kjo është një ndjenjë shumë njerëzore, dhe psikologjia ka një shpjegim për të. Truri ynë e […]
Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg
Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke […]
Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë
Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri në qershor fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Nga mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 369 mijë e 683 prej tyre u akomoduan për […]
Kriza e mbetjeve në Shqipëri, BIRN: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike
Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për shkak të ndotjes nga mbeturinat. Sipas banorëve dhe dëshmive të […]
Zona turistike e Spillesë me impiant të veçantë për ujërat e përdorura, projekti
Qeveria synon të investojë në një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të përdorura specifikisht për zonën e Spillesë, duke e argumentuar këtë edhe me potencialin turistik të zonës.Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi së fundmi autoritetet për projektin, duke kërkuar lejet e nevojshme për zbatimin e tij dhe duke dhënë një përmbledhje të […]
Berisha: Rama shpenzoi 490 mln euro për luks! Me 1/4 e tyre do ishin blerë 7-10 avionë, 4 helikopterë dhe…
Kryedemokrati, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpenzime luksi dhe afera që sipas tij kanë penguar investimin në mjete antizjarr, duke e cilësuar dështimin e qeverisë përballë zjarreve që pushtuan gjithë vendin, si një krim shtetëror. Ai tha se vetëm me një të katërtën e 490 milionë eurove të shpenzuara, Shqipëria do të kishte […]
Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale
Në gjuhën e ftohtë dhe shpesh “brutale” të mjekësisë, ka shkuar kështu: “Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua, pranë ‘Pineta Grande Hospital’, ekzaminimeve instrumentale që zbuluan dëmtim të shkallës së lartë të muskulit ‘rektus femoris’ të kofshës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet […]
Berisha: Në SPAK gjeta Elvis Doçin duke dekoruar Altin Troplinin si president nderi të kartelit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje caktuar ndaj tij, se institucioni që supozohet të luftojë krimin e organizuar po funksionon, sipas tij, si ‘aleat’ i krimit. Në një deklaratë për […]