
13120
Një automjet ka marrë flakë brenda tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq–Delvinë. Ende nuk është bërë me dije rrethanat e ngjarjes. Sipas raportimeve, zjarrfikëset e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës janë nisur menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.