Policia nis procedim penal ndaj Flamur Nokës pas incidentit në qendrën e numërimit në Vorë
Policia e Shtetit ka nisur një procedim penal ndaj sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas një incidenti të ndodhur në një qendër numërimi në Vorë. Sipas burimeve zyrtare, Noka është përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale me një qytetar të pranishëm në qendër, ku dyshohet se e ka kapur për parakrahu […]
Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura
Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar, e përplasi një mjet, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.Reklama në FieriWeb Kujtojmë se një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht […]
Fier – Kryebashkiaku Armando Subashi voton, bën thirrje për pjesëmarrje masive
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka votuar paraditen e sotme në Qendrën e Votimit nr. 2983/01, që i përket KZAZ-së nr. 60. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Irena Subashi.Reklama në FieriWeb Pas përfundimit të procesit të votimit, Subashi dha një prononcim për mediat, ku u bëri thirrje qytetarëve të […]
Fier – Eriselda Celaj Zotaj jep mesazhin e parë nga kutia e votimit
Screenshot Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Eriselda Celaj Zotaj, përfaqësuese e subjektit “Djathtas 1912”, ka qenë e para që ka ushtruar të drejtën e votës mes kandidatëve në këtë zonë. Ajo votoi në qendrën e votimit nr. 3006/01, në orën 08:45 të mëngjesit.Reklama në FieriWeb Në një deklaratë për mediat, Zotaj u bëri […]
Fier – PS denoncon në KQZ kandidaten e PD Samena Malena për hyrje të paligjshme në një qendër votimi në Rushdie
Komisionerët e Partisë Socialiste në Fier kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një denoncim zyrtar ndaj kandidates së Partisë Demokratike, Aleanca Madhështore, znj. Samena Malena, për hyrje të paligjshme në ambientet e një qendre votimi në shkollën “Sadush Dervishi”, në njësinë administrative Ruzhdie.Reklama në FieriWeb Sipas komisionerëve të PS, kandidatja Malena, e cila rezulton […]
Shpërthim i fuqishëm në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier – Dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.Reklama në FieriWeb Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona – një zjarrfikës […]
Fier – 101-vjeçarja Fadile Nuhaj mohohet të drejtën e votës, djali denoncon rastin në media
Një rast i pazakontë është regjistruar ditën e zgjedhjeve në Fier, ku znj. Fadile Nuhaj, 101 vjeç, është përballur me pamundësinë për të ushtruar të drejtën e saj kushtetuese për të votuar. Sipas denoncimit të bërë nga djali i saj, autoritetet zgjedhore i kanë komunikuar se nëna rezulton e çregjistruar nga lista e votuesve, pa […]
Vijon normalisht procesi i votimit në Roskovec – Hapja në kohë e 39 Qendrave të Votimit
Procesi i votimit ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit në të gjitha 39 Qendrat e Votimit në bashkinë Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, hapja është kryer në kohë dhe deri më tani nuk raportohet për probleme apo vonesa në ndonjë prej qendrave.Reklama në FieriWeb Komisionerët janë në pozicione dhe pajisja për identifikimin biometrik të […]
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në Bashkinë e Fierit
Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor të 2025-ës, ka nisur zyrtarisht shpërndarja e kutive të votimit dhe materialeve të tjera zgjedhore nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) drejt qendrave të votimit në territorin e Bashkisë Fier.Reklama në FieriWeb Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje të plotë me afatet […]
PS kërkon shtyrjen e orarit të mbylljes së disa qendrave votimi në Vlorë për shkak të aktivitetit “Giro D’Italia”
Partia Socialiste, përmes një kërkese zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kërkuar shtyrjen e orarit të mbylljes së disa qendrave votimi në qarkun e Vlorës më 11 maj 2025. Kërkesa është bërë nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun Vlorë, Bledar Çuçi, dhe vjen si pasojë e zhvillimit të aktivitetit sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, […]