Luan në banesë në Zharrëz, Fier/ Policia procedon pronarin, kafsha kishte kafshuar një qytetar
Fier – Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kafshë e egër (luan) duke kafshuar një qytetar, ka çuar në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e personit përgjegjës […]
Vlorë – Finalizohet operacioni policor “Trails”, goditet rrjet kriminal i shpërndarjes së drogës dhe shfrytëzimit për prostitucion
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Trails”, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, dhe çoi në ekzekutimin e 4 masave sigurie ndaj personave të përfshirë në veprimtari kriminale. Në pranga ka […]
Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor, shembull i investimeve të suksesshme
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se Parku fotovoltaik në Karavasta, është parku më i madh i energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor. E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij investimi, Balluku bëri të ditur se, investitori i këtij parku, kompania franceze “Voltalia” do të ndërtojë një park tjetër në Spitallë. […]
Vlorë – Arrestohet 34-vjeçari në Tragjas, i zbulohen armë dhe municion në banesë
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Nightfall 2”, si pjesë e kontrolleve intensive në territorin e qarkut për të evidentuar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në […]
Fier/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Dërmenas: Babë e bir qëllojnë me armë dhe përplasin me makinë nënë e bir, arrestohet 66-vjeçari
Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 9 prill 2025, pranë mbikalimit të fshatit Dërmenas, ku u plagosën dy shtetas, nënë e bir, si pasojë e një konflikti të mëparshëm. Sipas hetimeve paraprake, shtetasit A. C., 66 vjeç dhe djali i tij A. C., 23 vjeç, banues në Dërmenas, kanë qëlluar me armë […]
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur
Fier/Informacion paraprak Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP” Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA” Nga hetimet paraprake dyshohet se […]
Fier – Burri sulmohet nga një luan i mbajtur në banesë, policia nis hetimet
VIDEO Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zharrëz të Fierit, ku një burrë është sulmuar nga një luan, kafshë e egër që dyshohet të jetë mbajtur në kushte shtëpiake. Pamjet tronditëse të incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale ditën e djeshme, duke ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik. Sipas burimeve […]
29-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin pas sherrit, shpallet në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen. Reklama në FieriWeb – […]
Konflikti për pronat/ Fier, arrestohet 50-vjeçari, qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij
Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja, ku fatmirësisht të shtënat nuk kanë prekur mbi të. 50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP” Dy vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka […]
Vlorë – Zbulohet kokainë dhe municion në një lokal bar-kafe, arrestohet 48-vjeçari
Vlorë, 9 prill 2025 – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në një lokal bar-kafe në […]