Tag: përballeni

  • “Mos harxhoni lekë kot, do përballeni me pasoja”, Rama apel qytetarëve: Jepini fund “sportit” të ndërtimeve pa leje

    “Mos harxhoni lekë kot, do përballeni me pasoja”, Rama apel qytetarëve: Jepini fund “sportit” të ndërtimeve pa leje

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shfaqet momenti i prishjes së një ndërtimi pa leje nga IKMT në Parkun Kombëtar të Valbonës.
    Në postimin e tij kryeministri u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i japin fund “Sportit” të ndërtimit pa leje në çdo cep të territorit, pasi do të përballen me pasoja.
    Postimi i Ramës:

    Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës✋
    U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI✋
    Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda👊

  • “Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda”/Rama reagon për ndërtimet pa leje në Valbonë (VIDEO)

    “Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda”/Rama reagon për ndërtimet pa leje në Valbonë (VIDEO)

    Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës.  Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga shembja e ndërtesave pa leje, shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen. 
    Rama shkruan se të gjithë ata, që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin. 
    ‘Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni.
    Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda’, shkruan ai.  
     

  • Mund të përballeni me keqkuptime në jetën sentimentale…Çfarë kanë rezervuar yjet

    Mund të përballeni me keqkuptime në jetën sentimentale…Çfarë kanë rezervuar yjet

    Dashi 
    Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të ndarë ndjenjat tuaja me partnerin dhe kjo do të sjellë harmoni në marrëdhënien tuaj. Në punë, një projekt i rëndësishëm mund të kërkojë vëmendje shtesë, ndaj mos nënvlerësoni detajet. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm. 
    Demi 
    Sot dashuria kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim, pasi partneri juaj mund të jetë i përfshirë në shqetësimet e veta. Në punë do të keni mundësi të merrni një përgjegjësi të re që do të rrisë besimin në aftësitë tuaja. Kujdesuni për shëndetin duke mbajtur një rutinë të rregullt dhe duke shmangur ushqimet e rënda. 
    Binjakët 
    Ditën e sotme do të ndjeni një lidhje të fortë emocionale me partnerin, duke ndarë momente të veçanta së bashku. Në aspektin profesional, idetë tuaja krijuese do të vlerësohen nga kolegët dhe mund të hapin dyer të reja. Mos neglizhoni aktivitetin fizik. 
    Gaforrja 
    Në jetën sentimentale, mund të përballeni me keqkuptime të vogla, por një bisedë e sinqertë do t’i zgjidhë ato. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë çelësi i suksesit për sot. kujdesuni për balancën midis pushimit dhe aktivitetit. Nga ana financiare, është koha të kurseni më shumë për të ardhmen. 
    Luani 
    Sot ndjeni një harmoni të veçantë në marrëdhëniet tuaja dhe është momenti i duhur për të bërë plane me partnerin. Në punë do të gjeni zgjidhje kreative për sfida të papritura, duke fituar vlerësim nga eprorët. Shëndeti përmirësohet nëse i kushtoni vëmendje ushqyerjes dhe pushimit. 
    Virgjëresha 
    Dashuria është në qendër të vëmendjes sot, me mundësi për të thelluar ndjenjat me partnerin ose për të njohur dikë të ri. Në punë, përpjekjet tuaja do të shpërblehen me një lajm të mirë në orët e vona të ditës. Shëndeti është stabil, por mos neglizhoni shëndetin mendor dhe merrni kohë për veten. 
    Peshorja 
    Në marrëdhëniet personale, sot është dita për të falur dhe për të harruar mosmarrëveshjet e vogla. Në punë do të ndiheni më të motivuar dhe mund të merrni një ofertë të papritur për bashkëpunim. Shëndeti kërkon kujdes ndaj stresit, ndaj gjeni kohë për relaksim. Financat janë në një gjendje të mirë 
    Akrepi 
    Sot ndjeni nevojën për më shumë stabilitet emocional, ndaj hapuni me partnerin për ndjenjat tuaja. Në punë mund të përballeni me sfida, por aftësitë tuaja do t’ju ndihmojnë të dilni fitimtar. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financiarisht, është koha për të rishikuar shpenzimet. 
    Shigjetari 
    Në dashuri, një surprizë e këndshme do të sjellë emocion pozitiv në jetën tuaj sentimentale. Në aspektin profesional, sot mund të merrni një përgjegjësi të re që do të vlerësohet nga të gjithë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por një shëtitje në natyrë do t’ju bëjë mirë. 
    Bricjapi 
    Sot është dita ideale për të shprehur ndjenjat ndaj partnerit dhe për të forcuar lidhjen tuaj. Në punë do të përballeni me sfida, por këmbëngulja do t’ju ndihmojë të arrini objektivat. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, veçanërisht në raport me lodhjen fizike. 
    Ujori 
    Marrëdhëniet sentimentale sot janë të mbushura me energji pozitive dhe mundësi për të kaluar momente të bukura. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të mira dhe do të ndiheni të vlerësuar. Shëndeti është i mirë, por një kontroll rutinë nuk do të ishte i tepërt. 
    Peshqit 
    Dashuria kërkon vëmendje sot, pasi një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë dilemat që ju shqetësojnë. Në punë do të keni mundësi të shfaqni talentin tuaj dhe të fitoni simpatinë e të tjerëve. Shëndeti është i qëndrueshëm, por merrni kohë për të relaksuar mendjen. Financat janë të qëndrueshme. 

  • “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.
    Demi

    Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.
    Binjakët
    Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.
    Gaforrja
    Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.
    Luani
    Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti.
    Virgjëresha
    Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që t’i shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.
    Peshorja
    Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.
    Akrepi
    Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.
    Shigjetari
    Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejt do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.
    Bricjapi
    Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.
    Ujori
    Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni. Mundohuni që t’i jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.
    Peshqit
    Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025

    Dashi
    Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.
    Demi
    Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.
    Binjakët
    Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.
    Gaforrja
    Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.
    Luani
    Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.
    Virgjëresha
    Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.
    Peshorja
    Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.
    Akrepi
    Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.
    Shigjetari
    Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.
    Bricjapi
    Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.
    Ujori
    Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni, shkruan noa.al. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.
    Peshqit
    Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

  • “Do të përballeni me një situatë e cila nuk do ju kënaqë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Do të përballeni me një situatë e cila nuk do ju kënaqë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programoni jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë, por në të njëjtën kohë po aq lehtë dekurajoheni. Mundohuni që të ecni përpara pa u penguar. Sa i takon ndjenjave, për shumë prej jush do të jenë në plan të dytë. Historitë që i kanë mbijetuar krizës gjatë muajit të fundit, do ia dalin më së miri.
    Demi

    Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të përfitoni nga mundësitë me të cilat do të përballeni gjatë kësaj periudhe, pasi do ju ndihmojnë shumë më sferën profesionale, personale dhe sentimentale. Edhe dashuria do të shënojë përmirësime, qoftë për ata që janë në një lidhje, edhe për ata që janë vetëm, pasi takimet e reja janë mjaft të favorshme.
    Binjakët
    Ka shumë tension në ajër dhe nëse kjo gjë do të reflektohet në jetën në çift, nuk do të ishte aspak pozitive. Mundohuni që të krijoni një ishull paqeje me njeriun e zemrës, nëse nuk doni që të shkatërroni raportin tuaj.
    Gaforrja
    Kjo e martë sjell rikuperim të ndjeshëm si në dashuri edhe në sferën profesionale. Sa i takon punës, do të përballeni me një situatë shumë intensive e cila nuk do ju kënaqë plotësisht, por do të gjeni edhe një rrugë të mesme për të sistemuar gjërat. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.
    Luani
    Duhet të përkushtoheni maksimalisht në punë, në mënyrë që të konsolidoni pozicionin tuaj profesional, duke rregulluar gjërat që janë ende pezull dhe duke sqaruar gjithë çfarë doni të arrini. Sa i takon dashurisë, do të jenë femrat ato që gjatë kësaj periudhe do iu kushtojnë vëmendjen maksimale.
    Virgjëresha
    Jeni mjaft të favorizuar nga ndikimi i yjeve dhe do keni mundësi që të çoni përpara gjithë projektet tuaja me besim të plotë. E vetmja gjë e cila mund t’iu bllokojë është një pasiguri e juaja. Lajme të mira priten, sa i takon dashurisë.
    Peshorja
    Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Mund të përballeni me probleme në familje, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të reja dhe as pasione të rrëmbyeshme.
    Akrepi
    Duket sikur gjatë këtyre ditëve ju jeni natyrë më intuitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. E nisni vjeshtën në mënyrë mjaft të favorshme dhe do të keni mundësi vërtet pozitive për të ndryshuar jetën tuaj. Edhe sa i takon ndjenjave, gjërat do të shkojnë më mirë në raport me të kaluarën.
    Shigjetari
    Gjatë këtyre ditëve jeni përballur me situata stresuese sa i takon sferës profesionale. Në punë mund të përballeni me probleme ose debate me dikë. Me shumë mundësi do të ketë situata me të cilat nuk bini dakord, por që do të jeni të detyruar që ti pranoni.
    Bricjapi
    Më në fund yjet do të jenë në anën tuaj! Sa i takon dashurisë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, ku çiftet në krizë do të kenë mundësi për tu sqaruar, ndërsa kush është vetëm mund të ketë njohje të reja premtuese. Mjaft të favorshme janë edhe udhëtimet dhe spostimet.
    Ujori
    Yjet janë në anën tuaj dhe nëse doni do mund të gjeni një mundësi të re nga pikëpamja profesionale ose personale. Në këtë periudhë do të keni më shumë mundësi në raport me më parë, ashtu sikundër do të shënohen edhe përmirësime ekonomike. Sa i takon ndjenjave nuk do të ketë të reja të rëndësishme.
    Peshqit
    Do të keni mundësi që të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta për shkak të disa personave që iu kanë sulmuar. Mos u dekurajoni, por mundohuni që të nxirrni në pah krenarinë dhe të veproni, duke treguar karakterin dhe vlerat tuaja. Brenda pak ditësh do të shënoni fitore dhe përmirësime të ndjeshme./vizionplus.tv

  • Horoskopi 5 maj 2025! Çfarë thonë yjet për shenjën tënde sot

    Horoskopi 5 maj 2025! Çfarë thonë yjet për shenjën tënde sot

    Dashi
    Energjia marsiane të shtyn të marrësh iniciativën në çdo situatë, me të njëjtën vetëbesim të një portieri që del nga zona për të kapur top. Megjithatë, lidershipi juaj i heshtur do të jetë arma fituese: nuk keni nevojë të bërtisni që të dëgjoheni, ndonjëherë një vështrim i mirë është i mjaftueshëm për ta udhëhequr ekipin drejt fitores, qoftë në fushë apo në zyrë.
    Dem

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, preciziteti juaj kirurgjikal në ndjenja do të vlerësohet më shumë sesa një rrokullisje akrobatike prapa. Ti e di çfarë dëshiron dhe si ta arrish atë, dhe vendosmëria jote është e parezistueshme. Nëse je beqar, mund të takosh dikë që do ta bëjë zemrën tënde të rrahë fort. Nëse jeni në një lidhje, kushtojini kohë partnerit tuaj, një ndihmë e përkryer për të konsoliduar marrëdhënien tuaj.
    Binjakët
    Do të jesh pika e referencës, kapiteni që e mban ekipin të bashkuar edhe në momentet më të vështira. Aftësitë tuaja të dëgjimit dhe empatia do t’ju bëjnë personin ideal të besuar për ata që kanë nevojë për një shpatull për të qarë ose për ndonjë këshillë të urtë.
    Gaforrja
    Përqendrimi yt do të jetë i patëmetë, si ai i një portieri që është gati të presë një goditje penalltie. Do të përballeni me çdo sfidë me vendosmëri dhe, duke i kthyer edhe detyrat më të mërzitshme në mundësi për të demonstruar vlerën tuaj.
    Luani
    Sipas horoskopit të Paolo Fox, energjia astrale të shtyn të marrësh kontrollin e situatës me besimin e një portieri që dominon zonën e rreptësisë. Qetësia dhe aftësia juaj analitike, e jashtëzakonshme, do t’ju lejojë të përballeni me çdo ngjarje të papritur me qetësinë e një kampioni që përballet me një goditje penalltie.
    Virgjëresha
    Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, dita është perfekte për të forcuar atë me partnerin tuaj, ndoshta me një mbrëmje romantike të denjë për një çmim. Nëse je beqar, përgatitu për një takim që mund ta ndezë pasionin tënd si një brohoritje në stadium.
    Peshorja
    Energjia astrale të shtyn të marrësh kontrollin e situatës me besimin e një portieri që dominon zonën e penalltisë. Qetësia dhe aftësia juaj analitike, e jashtëzakonshme, do t’ju lejojë të përballeni me çdo ngjarje të papritur me qetësinë e një kampioni që përballet me një goditje penalltie.
    Akrepi
    Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jeni magnetikë si një top i artë, duke tërhequr shikime admiruese. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, dita është perfekte për të forcuar lidhjen me partnerin/en tuaj, ndoshta me një mbrëmje romantike të denjë për një çmim.
    Shigjetari
    Në punë, preciziteti juaj dhe aftësia juaj për të parashikuar lëvizjet e “kundërshtarëve” do t’ju lejojë të arrini rezultate të rëndësishme. Përballu me sfidat me vendosmërinë e një atleti që stërvitet shumë për të arritur majën. Mbani mend: strategjia është çelësi, prandaj planifikoni veprimet tuaja me kujdes dhe do të shihni se fitorja do të jetë e juaja!
    Bricjapi
    Në punë do të duhet të përdorni gjithë guximin dhe vendosmërinë tuaj. Ashtu si një sulmues që shkon drejt e te porta, përqendrohu te objektivat e tua dhe mos u shpërqendro nga provokimet. Studiojeni mirë strategjinë, analizoni pikat e dobëta të kundërshtarëve (natyrisht, në kuptimin metaforik!) dhe veproni me vendosmëri.
    Ujori
    Sipas horoskopit të Paolo Fox, fjala kyçe është paparashikueshmëria. Ashtu si një gjuajtje me top të përdredhur që e surprizon portierin, edhe ju mund ta surprizoni partnerin tuaj me një gjest të papritur, një ftesë të papritur ose një deklaratë të pazakontë. Nëse jeni beqar, përgatitu të tronditesh: një takim i rastësishëm mund të ngjallë pasion. Megjithatë, mbani mend se puna në grup është thelbësore.
    Peshqit
    Ekipi juaj i miqve do të jetë pika juaj e referencës. Ndarja e momenteve të gëzueshme dhe të këndshme do t’ju rimbushë bateritë dhe do t’ju ndihmojë të përballeni me sfidat e vogla të përditshme. Mos hezitoni të kërkoni mbështetje nëse keni nevojë: miqtë e vërtetë janë si shokët e ekipit, gjithmonë të gatshëm t’ju japin një dorë.

  • Horoskopi i ditës/ Njihuni me energjitë e yjeve sot, 5 prill

    Horoskopi i ditës/ Njihuni me energjitë e yjeve sot, 5 prill

    Horoskopi i ditës 5 prill, ja si listohen yjet për sot.
    Dashi
    Sot mund të përballeni me presion për të arritur fundin e punëve tuaja. Mos nxitoni, por përpiquni të bëni gjithçka hap pas hapi. Aspekti sentimental, sot duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin.
    Demi
    Nëse i keni dhënë një raporti ju nuk mund të prisni që gjithçka të kthehet menjëherë rozë në marrëdhënien tuaj sentimentale. Sa i përket finacave, gjasat janë që të përballeni më disa pengesa.
    Binjaket
    Çdo lëvizje që bëni duhet ta bëni me kujdes sot. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndaleni, thjesht duhet të jeni të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tuaja. Kjo vlen edhe në aspektin romantik.
    Gaforrja
    Një nga miqtë e tu mund të dëshirojë të ndajë një sekret me ju. Dërgoni një sinjal se jeni i hapur për ta dëgjuar. Në aspektin sentimental, mund të përballeni me ndonjë keqkuptim të vogël.
    Luani
    Puna ekipore mund të shpalosë më të mirën tek ju, por një person nuk do të reagojë mirë ndaj dinamikës së grupit. Mos u habitni nëse dikush vepron pak më kritik ndaj vendimeve tuaja.
    Virgjeresha
    Nëse futeni në një situatë të panjohur sot, gjithçka mund të bëni është të provoni më të mirën tuaj. Nëse përqendroheni do të dilni me rezultate shumë të mira dhe do të shmangni të gjitha problemet.
    Peshorja
    Buzëqeshjet tuaja mund t’ju ndihmojnë në ngritjen e humorit të njerëzve të trishtuar. Dita e sotme do t’ju sjellë një shans të shkëlqyeshëm për të ndërtuar një marrëdhënie të re.
    Akrepi
    Rezistojini tundimit për të censuruar veten. Egoja juaj po mundohet t’ju mbrojë nga dëmtimi i ndjenjave, krenaria juaj do ta rrezikojë atë. Mos kërkoni që njerëzit t’ju pëlqejnë, por t’ju vlerësojnë.
    Shigjetari
    Puna mund të jetë mjaft zhgënjyese sot. Askush nuk është i përqendruar në realizimin e detyrave të tij dhe kjo ju pengon që të përfundoni projektet tuaja. Lajmi i mirë është se koha është në anën tuaj.
    Bricjapi
    Sot, mund të jetë gati e pamundur që ju të gjeni dikë që është më i zgjuar se ju. Energjia juaj intelektuale është jashtëzakonisht e fortë. Shfrytëzojeni këtë energji për të përfunduar ndonjë projekt.
    Ujori
    Aktualisht duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj. Mos harroni ta mbani fizikun në lëvizje dhe gjithashtu të konsumoni ushqime me vlerë. Në aspektin profesional, mund të merrni lajme pozitive
    Peshqit
    Eshtë momenti i duhur për të rivendosur kontaktet me një person me te cilin në të kaluarën keni kaluar shumë kohë. Një marrëdhënie sentimentale do të ketë nevojë për më shumë angazhim nga ana juaj.

  • Kujdes! Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët që aplikojnë për viza: Do të përballeni me ndëshkime serioze nëse…

    Kujdes! Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët që aplikojnë për viza: Do të përballeni me ndëshkime serioze nëse…

    Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë një paralajmërim për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA.
    Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.
    “Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.

    Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze.
    Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

     
     
    “Do të përballeni me ndëshkime serioze”- Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët që aplikojnë për viza: Nëse gënjeni apo shkelni afatet…
     

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Mars 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Mars 2025

    Dashi (21 Mars – 20 Prill)
    Sipas horoskopit për të hënën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në sytë e të tjerëve dhe për më tepër, për gjëra të parëndësishme. Nuk është gjithmonë e mundur të kesh gjithçka menjëherë, por ky është një sezon që premton shumë për mirë. Shumë çifte në krizë do të mund ta kapërcejnë një moment delikat ku janë futur duke gjetur harmoninë dhe bashkëfajësinë, por do të duhet të jenë shumë të sinqertë dhe diplomatikë, duke mos u mërzitur kurrë dhe duke mos ngritur tonin.
    Demi (21 Prill – 20 Maj)
    Të hënën nuk do të ketë asgjë domethënëse për të diskutuar, ndaj mos u lidhni me gjëra të parëndësishme për ta bërë këtë, është më mirë të shmangni çdo polemikë. Kohët e fundit ju është dashur të përballeni me njerëz që përpiqen të zhvlerësojnë dhe delegjitimojnë punën tuaj. Muaji mund të sjellë lajme dhe përgjigje lidhur me çështjet e punës, ligjore dhe praktike. Në dashuri nuk jeni të predispozuar për përkëdhelje dhe romancë, përkundrazi dëshironi që i/e dashuri/a t’ju mbështesë. E pretendoni këtë.
    Binjakët (21 maj-21 qershor)
    Të hënën do të ketë një planet që do t’ju inkurajojë të qëndroni të fokusuar në punë dhe të gatshëm për të nisur projekte të reja krijuese. Këtë muaj, jeta praktike duket të jetë më e preferuar se ajo sentimentale. Shumë prej jush po pyesin se çfarë të bëjnë në të ardhmen për të fituar më shumë para. Dashuria është në plan të dytë për shkak të mendimeve të tjera që përfshijnë punën dhe financat, por mos harroni se edhe nëse dashuria ekziston, ajo është si një bimë që duhet ujitur herë pas here për të mos e tharë.
    Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
    E hëna është mundësia për të pushuar siç duhet, keni nevojë për të pas tronditjeve të ndryshme emocionale. Hëna në Akrep stimulon intuitë të cilën duhet të përpiqeni t’a ndiqni dhe ta përputhni me ndjenjat. Në marrëdhënien në çift ka risi të këndshme, për beqarët favorizohen takime që për disa mund të jenë vërtet intriguese për flirtim, për një aventurë apo për fillimin e një historie dashurie, por… duhet të dilni më parë nga guaska juaj!
    Luani (23 korrik – 22 gusht)
    Ju do të jeni me fat të hënën, Jupiteri, Marsi dhe Dielli janë me ju, e pra, kush tjetër mund t’ju ndalë! Sipas horoskopit, kjo fillim javë do të jetë një ditë shumë interesante, ndaj duhen bërë plane të veçanta. Në vjeshtë do të jeni në gjendje të përballeni dhe të kapërceni sfida të tjera. Mos u tregoni shumë të ashpër apo të vrazhdë ndaj të dashurve tuaj. Beqarët që janë në gjueti do të kenë yjet në krah, gjithçka duket se po ecën mirë edhe për çiftet.
    Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
    Siç parashikon horoskopi, të hënën edhe ju do të përballeni me këtë periudhë ndryshimi të thellë. Me kalimin e ditëve, brenda jush mund të lindë një dëshirë e pazakontë për të sfiduar fatin. Që tani e tutje, disa marrëdhënie në jetën tuaj do të ndryshojnë. Por mbani mend se duhet të veproni që diçka të ndryshojë, prandaj, nëse qëndroni të mbërthyer në poligonet tuaja, do të thotë se nuk jeni ende në një pozicion për të revolucionarizuar jetën tuaj.
    Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
    Kohët e fundit mund të keni përjetuar ndryshime në miqësitë që keni ose për njerëz që i keni humbur edhe pse i konsideronit miq. Jupiteri aktiv stimulon kreativitetin. Mos humbni kohë! Takoni njerëz të rinj, rrini me ata që ju duken më të ngjashëm, por pa u besuar shumë fillimisht. Dashuria nuk duhet marrë shumë lehtë dhe çka është shqetësuese është se pikërisht këtë po bëni. Kujdes, mund të krijohet një çarje në marrëdhënien në çift.
    Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
    Vështirësitë e mëdha që ju është dashur të përballeni muajt e fundit kanë marrë fund. Tani e tutje do të sillni qartësi në të gjitha fushat e jetës suaj, nga dashuria te puna. Çiftet që janë ndarë ndonjëherë mund të ribashkohen dhe kjo duket se vlen edhe për ata që i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të papajtueshmërisë së karakterit dhe madje edhe tradhtisë. Por megjithatë, nëse flasim për dashurinë dhe ndjenjat që mungojnë, nuk ka arsye për t’u ribashkuar.
    Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
    Mos lejoni që frika se mos bëni diçka  t’ju pushtojë shumë. Ju jeni shumë në ankth. Në ditët në vijim do të ndalen të gjitha situatat dhe marrëdhëniet e karakterizuara nga monotonia dhe apatia. Nuk është koha për të vendosur qëllimet tuaja shumë të larta në punë. Nuk ka dyshim se nëse ngecni në kryerjen e disa gjërave, duhet të mbështeteni te meditimi ose më lehtë akoma, të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe optimistë.
    Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
    Filloni duke eliminuar filtrat, përpiquni të jeni të sinqertë pa menaxhuar fjalët, shikoni partnerin/en në sy. Nëse jeni të bindur se keni në krah personin e duhur, përkrahni njëri-tjetrin. Dëgjoni me vëmendje rrymën e ndjenjave që qarkullojnë në çift. Puna? Është një periudhë gjatë së cilës është më mirë të dëgjoni mendimet e njerëzve që ju rrethojnë.
    Ujori (21 janar – 19 shkurt)
    Të hënën dëshira juaj për kreativitet dhe inovacion do të rritet. Duhet të fillojmë të bëjmë plane të reja që do të kenë ndikim në muajt e ardhshëm. Duhet të mendoni pozitivisht dhe të fokusoheni në ide të reja dhe të guximshme. Miqësitë që po krijohen tani mund të thellohen edhe më shumë në fund të muajit. Nuk është koha për të filluar një lidhje të rëndësishme dashurie.
    Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
    Ka një qiell shumë të veçantë për ju. Saturni imponon detyra dhe përgjegjësi. Disa planetë që lëvizin shpejt mund të sjellin pak më shumë tension, ankth dhe lodhje. Ka shumë emocione. Hëna në Akrep ju inkurajon të përjetoni dashurinë, përpiquni të relaksoheni më shumë, edhe nëse jeni të pushtuar nga pak nervozizëm. Ju nuk duhet të shkoni në luftë! Jini më të qetë, më shumë relaks.