Bien këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit, bota i jep lamtumirën Papa Françeskut
Riti për varrimin e Atit të Shenjtë ka filluar ndërsa kanë rënë këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit. Një heshtje ka rënë mbi shesh, ku janë mbledhur rreth 250,000 njerëz. Më shumë se 50 krerë shtetesh marrin pjesë në funeralin e sotëm, shkruan CNN.
Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, mbi 200 mijë persona do të jenë në zonën e funeralit solemn…
Gjithçka është gati për varrimin solemn të Papa Françeskut, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në orën 10:00 në Romë. Sheshi i Shën Pjetrit, por edhe Via della Conciliazione dhe rrugët përreth po mbushen me krerë shtetesh, besimtarë dhe qytetarë të thjeshtë, që duan të marrin pjesë në ceremoninë mortore për […]