Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera, thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
Britania dhe më shumë se 20 vende të tjera bënë thirrje të hënën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza dhe kritikuan modelin e shpërndarjes së ndihmës nga qeveria izraelite, pasi qindra palestinezë u vranë pranë vendeve ku shpërndahej ushqimi. Franca, Italia, Japonia, Australia, Kanadaja, Danimarka dhe vende të tjera thanë se më […]
The Economist: Si po e fiton shkenca luftën kundër kancerit
Analiza e kopertinës nga The Economist: Suksesi varet nga tre burime kryesore Në vitin 1971, Richard Nixon, atëherë president i SHBA-së, shpalli “luftë kundër kancerit “. Pritjet ishin të larta, veçanërisht duke pasur parasysh se vetëm dy vjet më parë, programi Apollo kishte dërguar astronautë në hënë. Duke pasur parasysh përparimin shkencor, disa mjekë madje […]
Qazim Laçi bëhet me ekip të ri, mesfushori kuqezi “braktis” Sparta Praga dhe Çekinë
21 Korrik 2025 8:30 Alfred Lleshi Çaykur Rizespor ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar Qazim Laçi në skuadër. Klubi turk arriti marrëveshje me Sparta Praga për këtë transferim. Pas finalizimit të detajeve të marrëveshjes mes palëve, lojtari i kombëtares shqiptare ka mbërritur në Turqi dhe ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Çaykur Rizespor. Mesfushori kuqezi zhvilloi […]
Parma futet në garë për Brojën, Laçi merr oferta tunduese nga Turqia
Adriatik BALLA Përfaqësuesja do të kthehet në shtator të luajë ndeshjet eliminatore në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Për trajnerin Silvinjo duhet që lojtarët të jenë në formë dhe të kenë minuta në këmbë. Në tërësi ai pret që përfaqësuesja të paraqitet mirë dhe me rezultat maksimal ndaj Letonisë më 9 shtator, […]
ZYRTARE/ Qazim Laçi transferohet në Turqi, hedh firmën për 3 vite
Tashmë gjithçka është zyrtare. Qazim Laçi është lojtari më i ri i Çajkur Rizesporit. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi turk përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Mesfushori shqiptar ka lënë Spartën e Pragës pas 2 sezoneve e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi titullin kampion në Çeki dhe luajti në grupet e Ligës së Kampionëve. […]
Aventurë e re për mesfushorin kuqezi, Laçi zyrtarisht i Rizespor
Nga Sparta e Pragës te Rizespor në elitën e futbolit turk. Qazim Laçi mesfushori kuqezi firmos për tre vite me klubin e ri. Reagon dhe Sparta e Pargës: “Faleminderit për të gjitha momentet e mrekullueshme Qazi” Njoftimi i Rizespor: Qazim Laçi i bashkohet Çaykur Rizespor Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi. Pas […]
Hetim në Milano, korrupsioni në Bashki vë në rrezik planet për stadiumin e ri të San Siros
Hetimi i planifikimit urban nga Zyra e Prokurorit të Milanos, i cili dyshon për korrupsion në lidhje me kontrata të prokurimit publik dhe ka vendosur nën hetim 74 persona, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë Beppe Sala, duket se përfshin edhe planet për stadiumet e reja të AC Milan dhe Inter, të planifikuara pranë San Siros […]
Çam…
Nga Eda Derhemi Çamët janë një histori me rrënjë ngulur thellë, një grup me tipare të spikatura përvijuar mirë në historinë e folklorin e shqiptarëve, që nuk ka gjetur kurrë as njohjen dhe as empatinë që ka kërkuar për trajtimin e padrejtë në atdhetë e vet. Para pak kohësh lexova një vëllim në prozë poetike […]
Fundi i beftë i yllit të arteve marciale, Bruce Lee dhe stuhia e teorive të komplotit që përmbytën të vërtetën
Bruce Lee u zgjua në mëngjesin e 20 korrikut 1973, si çdo ditë tjetër. Ai ishte një 32-vjeçar aktiv dhe i shëndetshëm. Atë ditë realizoi takimin ditor me prodhuesit për filmin e tij të ardhshëm, pastaj u drejtua për një vizitë të parashikuar tek një shok. Në mbrëmje, artisti më i jashtëzakonshëm i filmit aksion, […]
Turqia fiton një betejë të gjatë ligjore me SHBA për statujën e perandorit romak, filozofit Mark Aurel
Pas më shumë se gjysmë shekulli, një statujë bronzi e rrallë e perandorit romak Mark Aureli është kthyer në Turqi, duke mbyllur një kapitull të gjatë betejash ligjore dhe përpjekjesh diplomatike. Ky riatdhesim është cilësuar si një “arritje historike” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, […]