Tag: kampioni

  • Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës

    Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës

    Dieter Herzog, ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 1974 ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Bundesligës, Bajer Leverkusen ku futbollisti luajti për 7 vjet.
    “Bajer mban zi për humbjen e Dieter Herzog. Kampioni i Botës i vitit 1974, i cili luajti për Leverkusen për shtatë vjet, vdiq këtë javë në moshën 79 vjeç”, tha Leverkusen në një deklaratë.
    Herzog përfaqësoi Gjermaninë pesë herë, duke u paraqitur në dy ndeshje në Kupën e Botës 1974, të cilën e fitoi skuadra e tij. Ai gjithashtu luajti në ndeshjet kundër Jugosllavisë dhe Suedisë.
    Gjermani gjithashtu bëri mbi 250 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar 46 gola për Bajer dhe Fortuna Duseldorf. Pas karrierës së tij si lojtar, Herzog punoi si vëzhgues për Leverkusenin.

  • NBA/Marshim prej kampioni, Oklahoma nuk njeh rival, 15 fitore në 16 ndeshje

    NBA/Marshim prej kampioni, Oklahoma nuk njeh rival, 15 fitore në 16 ndeshje

    Kampionët në fuqi të NBA Oklahoma City Thunder vijon marshimin prej kampioni në nisje të sezonit të rregullt.
    Oklahoma korri  suksesin e 15-të sezonal pas triumfit 113-99 ndaj Sacramento, duke qenë skuadra që kryeson në NBA. Alexander Shai me 33 pikë vijon të jetë lider për kampionët. Jashtë fushe fiton ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Sengun mundi 114-104 Cleveland.

    Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 122-121 Portland. Ishte Vucevic që realizoi 27 pikë ai që i dha fitoren skuadrës së Bulls, duke shënuar koshin vendimtar. Edhe New York fiton në fund ndaj Dallas, 113-111, falë 28 pikëve të Jalen Brunson.
    Në fushën e tij, Miami mposhti 110-96 Golden State. Mungesa e Curry e ndie të miqtë, ndërsa për Miami u dallua Norman Powell me 25 pikë. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Denver, që mundi 125-118 New Orleans. Nikola Jokic protagonist me 28 pikë

  • Ish-kampioni i botës në boks konsumonte kokainë para ndeshjes, pritet përjashtimi

    Ish-kampioni i botës në boks konsumonte kokainë para ndeshjes, pritet përjashtimi

    Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Joseph Parker, mund të përjashtohet nga boksi pasi rezultoi pozitiv për kokainë. 33-vjeçari nga Zelanda e Re dështoi në një test droge ditën e ndeshjes së tij me Fabio Wardley më 26 tetor, sipas The Sun.
    Ai u testua nga Agjencia Vullnetare Anti-Doping (Vada) më 25 tetor.
    Burime i kanë konfirmuar BBC Sport se Parker rezultoi pozitiv për drogën rekreative dhe jo për drogërat që rrisin performancën. Parker mund të marrë një pezullim dyvjeçar, por gjithashtu mund të pezullohet për vetëm tre muaj në varësi të rrethanave.
    Çdo ndalim do të jepet nga Anti-Dopingu i Mbretërisë së Bashkuar (UKAD) dhe Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit. Boksieri Liam Cameron u pezullua për katër vjet në vitin 2019 për shkak se rezultoi pozitiv për benzoilekgoninë, një acid metabolik i kokainës, por rregullat kanë ndryshuar që atëherë, me lojtarin e Ligës së Rugbit, Adam Rusling, i cili u pezullua për tre muaj në vitin 2024 për shkak se rezultoi pozitiv për kokainë dhe MDMA. Parker shpresonte të vendoste veten në pozicion për një shans për t’u përballur me kampionin e padiskutueshëm Oleksandr Usyk, por u mposht nga luftëtari britanik Wardley në O2 Arena.
    Parker ishte kampion i peshave të rënda midis viteve 2016 dhe 2018, me mbretërimin e tij që i dha fund britanikut Anthony Joshua në Cardiff.

  • Ish-kampioni i botës në boks u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, hetimet e fundit zbulojnë shkakun

    Ish-kampioni i botës në boks u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, hetimet e fundit zbulojnë shkakun

    Hetimet e bëra kanë zbuluar se Ricky Hatton ka vrarë veten. Dy herë kampioni i botës në boks u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gee Cross, Hyde, më 14 shtator .
    Vdekja e 46-vjeçarit Hatton tronditi botën e sportit, ndërsa miqve, familjarë dhe fansave u është dashur pak kohë që të besojnë diçka të tillë.

    Hatton pritej të rikthehej në boks më 2 dhjetor kundër luftëtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe Eisa Al Dah në një ndeshje të peshave të mesme në Dubai.
    Hatton kishte pranuar se ka patur probleme të shëndetin mendor dhe që kishte varësi nga droga, me vitet e fundit që nuk kanë qenë aspak pozitive për të.
    Në varrimin e tij nuk mund  të mungonin gjigandë të sportit si Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury.
    © BalkanWeb

  • Kampioni anglez i çiklizmit: Në Olimpiadë merrja kok*inë mbi medaljen e artë që kisha fituar

    Kampioni anglez i çiklizmit: Në Olimpiadë merrja kok*inë mbi medaljen e artë që kisha fituar

    Fitorja nuk është gjithmonë e kënaqshme, veçanërisht kur përballesh me sfida të tjera. Bradley Wiggins, 9 vjet pasi u tërhoq nga çiklizmi, tregoi disa nga momentet më të errëta të karrierës së tij.
    Kampioni anglez luftoi me depresionin dhe varësinë nga alkooli e kokaina, të cilat me kalimin e viteve e çuan atë të urrente disa nga fitoret e tij më të mëdha, siç është medalja e artë në garën e kronometrit në “Londër 2012”.
    “Në “Londër 2012”, po thithja kokainë nga medalja ime e artë. E urreja rezultatin tim. Ishte sikur të urinoja mbi varrin e dikujt dhe në atë moment, po urinoja vetë. Medalja e artë, Turi i Francës. E gjithë kjo ishte e vdekur për mua“, tha Wiggins në një intervistë për “The Times” përpara publikimit të autobiografisë së tij, “The Chain”.
    “Ndihesha bosh, i shkëputur. Çdo gjë që kisha arritur dukej e pakuptimtë“, shton më tej kampioni anglez i biçikletës, që tani i ka kapërcyer ato vështirësi, duke rifituar një jetë të rregullt, pothuajse sikur të ishte ende një atlet.
    “Nuk pi më. Shkoj në palestër çdo ditë. Kam një rutinë ditore që fillon në orën 6:15 të mëngjesit. Jetoj si një atlet profesionist, planifikoj vaktet e mia“, theksoi fituesi i Turit të Francës në vitin 2012.
    “Tani fitoj më shumë se sa kam fituar në gjashtë vitet e fundit. Kam shtëpinë time. Nuk jam më i pastrehë. Një vit më parë, isha i pastrehë. Ende ngas biçikletën time në fundjavë, me të njëjtën ndjenjë lirie që ndjeva si fëmijë“, shtoi Wiggins.

  • U dëmtua pas rrëzimit në Indonezi, kampioni i botës humbet dy garat e ardhshme

    U dëmtua pas rrëzimit në Indonezi, kampioni i botës humbet dy garat e ardhshme

    Pas rrëzimit të tij në garën e fundit të zhvilluar në Indonezi, Marc Márquez do të humbasë dy garat e ardhshme të botërorit të MotoGP. Testet që e piloti spanjoll zhvilloi zbuluan një frakturë në bazën e procesit korakoid dhe një këputje të ligamentit në shpatullën e tij të djathtë.
    “Ekzaminimi klinik dhe vlerësimi radiologjik përjashtuan çdo korrelacion me lëndimet e mëparshme dhe gjithashtu konfirmuan mungesën e zhvendosjes së konsiderueshme të kockave“, thuhet në një deklaratë të motorit Ducati.
    Më tej, deklarata sqaron: “Për këtë arsye, ekipi mjekësor ka vendosur të vazhdojë me trajtimin konservativ, i cili përfshin pushim dhe imobilizim të shpatullës së prekur derisa fraktura të jetë shëruar dhe konsoliduar plotësisht, duke e përjashtuar kështu përfundimisht atë nga Çmimet e Mëdha të ardhshme në Australi dhe Malajzi“.
    Kampioni i sapokurorëzuar i botës Marc Márquez, do t’i nënshtrohet kontrolleve javore dhe progresi i tij do të përcaktojë kohën e tij përfundimtare të rikuperimit dhe kthimin në garë. “Për fat të mirë, dëmtimi nuk është serioz, por është e rëndësishme të respektohet koha e rikuperimit”, tha Marquez.
    “Qëllimi im është të kthehem para fundit të sezonit, por pa e shtyrë kohën e rikuperimit përtej asaj që rekomandojnë mjekët. Objektivi, si individualisht ashtu edhe si ekip, është arritur dhe tani përparësia është të rikuperohemi mirë dhe të kthehemi në 100% formën e duhur”, tha pilotit i Ducati.

  • UFC-320/ Dvalishvili mbron titullin kampion ndaj Sandhagen, triumfon edhe ish-kampioni Prochazka

    UFC-320/ Dvalishvili mbron titullin kampion ndaj Sandhagen, triumfon edhe ish-kampioni Prochazka

    5 Tetor 2025

    9:11

    Telesport

    Në Las Vegas u zhvillua sot eventi UFC-320 në artet marciale mikse. Në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), kampioni në fuqi Merab Dvalishvili, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Cory Sandhagen.
    Një triumf i vështirë por i merituar për luftëtarin gjeorgjian, që numëron 21 fitore e 4 humbje në kafaz. Ndërsa për rivalin e tij amerikan kjo ishte humbja e 6-të, ndërkohë që numëron edhe 18 fitore, por pa arritur dot të marrë titullin.
    Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren kampionit të botës (49-45, 49-45, 49-46), që në fund feston me meritë, pasi goditjet e tij ishin të sakta dhe të forta. Gjeorgjiani u tregua superior në kafaz, ndërsa Sandhagen nuk ishte konstant.
    Në këtë event dueloi edhe ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) Jiri Prochazka. Ai fitoi me KO Teknik në raundin e tretë ndaj Khalil Jountre, duke u rikthyer kandidat për titullin kampion në këtë Divizion.

  • Rrëfehet kampioni i botës: Do të më pëlqente që një ditë të luaja në Spanjë

    Rrëfehet kampioni i botës: Do të më pëlqente që një ditë të luaja në Spanjë

    25 Shtator 2025

    8:54

    Telesport

    Alexis Mac Allister është tani një lojtar i pazëvendësueshëm në mesfushën e Liverpool. Numri 10 i “reds”, gjithashtu një figurë kyçe në skuadrën argjentinase të Scalonit, kampion bote.
    Në një intervistë, ai nuk e ka fshehur kuriozitetin e tij për të garuar në një kampionat tjetër si La Liga në të ardhmen: “Pse jo? Është një vend që më pëlqen shumë dhe e kam vizituar disa herë”.
    “Mbi të gjitha, gjuha dhe kultura janë shumë të ngjashme me ato të Argjentinës. Pa dyshim, do të doja shumë të luaja në Spanjë një ditë”, tha Mac Allister.

  • Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    I’u tregon rivalëve se ai është ende kamponi në fuqi në F1. Maks Verstapen shënoi fitoren e tij të katërt të sezonit, duke u ngjitur në krye të podiumit në Baku pas Suzukës, Imolës dhe Monzës.

    Ai dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit përpara një Xhorxh Rusëll (Mercedes) jashtëzakonisht të fortë dhe një Karlos Sainz komandues, i cili kishte nisur nga jashtë rreshtit të parë me Williams.

    Mercedesiu afrua podiumit me Andrea Kimi Antoneli (e kishte arritur në Montreal tre muaj më parë), ndërsa Liam Lavson e tejkaloi veten duke plotësuar pesëshen e parë për Racing Bulls.

    Ndërkaq ishte një e diel zhgënjyese për McLaren dhe Ferrari.

    Vazhdo leximin

  • Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-kampioni i boksit Ricky Hatton

    Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-kampioni i boksit Ricky Hatton

    Kampioni botëror i boksit, Ricky ‘The Hitman’ Hatton, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Greater Manchester.
    Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
    Hatton, i cili do të mbushte 47 vjeç në tetor, kishte folur hapur për problemet e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga.

    Hatton u kurorëzua kampion bote për herë të parë në vitin 2005 kur mundi Kosta Tszyun.
    Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2022, por më vonë njoftoi një rikthim për një ndeshje të planifikuar në dhjetor të këtij viti.

    /vizionplus.tv