Rivaliteti në turizëm! Guida polake në Përmet sulmohet nga konkurenca shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 2 gusht 2025 në Bënjë të Përmetit, ku një guidë turistike me shtetësi polake, Radoslaw Hołowczyc, është dhunuar brutalisht nga persona të lidhur me një agjenci turistike konkurrente.Sipas dëshmisë së tij dhe procesverbalit të policisë, sulmi ndodhi në një zonë të izoluar pranë burimeve termale, larg syve të […]
Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 40°C
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do […]
“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët
E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta të pushimeve verore, shkruan Rosa Campos në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”. Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme. Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, […]
INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim
Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, me nga 5,9% secili. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar […]
Parashikimi i motit për ditën e Shtunë
Sot, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjitha qarqet e vendit. Përjashtim bëjnë vetëm zonat malore, ku priten vranësira të pakta dhe kalimtare gjatë ditës. Sipas të dhënave meteorologjike, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare […]
Gjirokastër/ Zjarr në kodrat e fshatit Humelicë, flakët përfshijnë masivin pyjor
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në kodrat e fshatit Humelicë, Njësia Administrative Cepo. Flakët po përhapen me shpejtësi mes fshatrave Humelicë dhe Picar, duke rrezikuar zonat e banuara. Efektivi i MZSH Gjirokastër, i angazhuar në terren për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara dhe për të vënë nën kontroll situatën. Puna […]
‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro
Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra vijon të jetë pa ujë. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu denoncon aferën korruptive që la Këlcyrën pa ujë, ndërsa premtimin e Ramës për 24 orë ujë e mori […]
Një vatër zjarri e fuqishme në Gjirokastrës, digjen 1 mijë hektarë kullotë, zjarrfikëset në terren
Një vatër zjarri e fuqishme ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Picarit, Gjirokastër, duke përfshirë kullota dhe shkurre të shumta. Flakët vazhdojnë të përpijnë barishte dhe shkurre, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e tij. Kjo është vetëm një ndër seri zjarresh që kanë përfshirë […]
Zjarr mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër, zjarrfikësit në luftë me flakët
Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme zonat mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar nga era. Gjithashtu dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët.
Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.