Tag: flamengo

  • Përmbyset autobusi i tifozëve të Flamengos, shmanget tragjedia. 46 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë (video)

    Përmbyset autobusi i tifozëve të Flamengos, shmanget tragjedia. 46 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë (video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, përpara ndeshjes gjysmëfinale të “Copa Libertadores”. Autobusi që transportonte tifozët e Flamengos drejt Avellaneda (Argjentinë), ku ekipi do të përballet me Racing, u përmbys në autostradën “Presidente Dutra”, në shtetin e Rio de Janeiros.

    ⚠️ Vídeo do momento em que o ônibus que levava torcidas organizadas do Flamengo para a Argentina capotou.
    🗞 | 🎥 @venecasagrande pic.twitter.com/22Xmlk7GZH
    — Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) October 27, 2025

    Sipas policisë rrugore federale, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 (me orën lokale) në kilometrin 281, në komunën Barra Mansa. Bilanci është 46 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë. Disa prej tyre janë anëtarë të tifo-grupeve “Urubuzada” dhe “Nação 12”.

    Të plagosurit u dërguan në spitalet “Santa Casa” (Barra Mansa) dhe “São João Batista” (Volta Redonda). Shoferi, që u hodh jashtë autobusit gjatë përplasjes, pësoi fraktura të shumta dhe ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qëndrueshme. Flamengo reagoi menjëherë: “U informuam për aksidentin dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale për të ndihmuar tifozët tanë”.

    Un bus con hinchas de #Flamengo en camino a #Argentina para el partido de vuelta de Semifinal de la Copa #Libertadores tumbó a la altura de Volta Redonda.
    ▪️Algunos hinchas resultaron heridos, no hay victimas fatales según reportes desde #Brasil#libertadores2025 pic.twitter.com/FrZ6Xveyrq
    — @ALTOS_NOTICIASpy (@Altosnoticiasp1) October 27, 2025

  • Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    21 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Paulo Dybala mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit më Romën. Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2026, edhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm mes palëve, deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
    Ndërkohë, Flamengo po rrit gjithnjë e më shumë interesin për Dybala. Ekipi brazilian ka një ofertë joshëse për yllin argjentinas dhe do kërkojë transferimin e tij në verën e ardhshme.
    Interesimi i madh i Flamengo nuk është i rastësishëm, pasi Dybala është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Amerikën Latine dhe ekipi brazilian mund të jetë destinacioni i duhur për të.
    Mediet italiane raportojnë se Dybala është në mëdyshje të madhe, të rinovojë me Romën dhe të vazhdojë të luajë ende në elitë apo të nisë një aventurë të re larg Europës.

  • Bayern shumë i fortë për Flamengo-n, brazilianët dorëzohen brenda 10 minutave të para (video)

    Bayern shumë i fortë për Flamengo-n, brazilianët dorëzohen brenda 10 minutave të para (video)

    29 Qershor 2025

    22:22

    Telesport

    Flamengo-Bayern është sfida e radhës për fazën e 1/16-ve, përballje e cila po zhvillohet në këto momente në “Hard Rock Stadium” në Miami. Bavarezët kanë treguar forcën e tyre, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 10 minutave.
    Fillimisht në minutën e 5-të, Erick Pulgar i pafat dërgon me kokë topin në portën e tij, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Joshua Kimmich. SHIKOATUOGOLIN 
    4 minuta më pas ishte radha e Harry Kane për të dyfishuar shifrat. Anglezi hënoi me një goditje të fuqishme nga distanca. SHIKOGOLIN
    Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale e PSG-në, e cila fitoi 4-0 ndaj Inter Miami.

  • Sot/ PSG-Inter Majemi dhe…Bajern-Flamengo

    Palmerias, Çelsi dy skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale të Botërorit për Klube, tani i’a lënë radhën skuadrave të tjera.

    Këtë mbrëmje në fushë në orën 18:00 në Atlanta (73 019 ulëse), do të diskutojnë biletën e radhës së këtij turi PSG- Inter Majemi ndërsa në orën 22:00 radha e supersfidës Bajern- Flamengo.

    Ky takim zhvillohet në ‘Miami Gardens’ (në Florida, 74 916 vende) ndërsa do të gjykohet nga anglezi i njohur Majkell Oliver. Për PSG- Inter “Mesi”, gjykon braziliani Wilton Sampaio.

    Vazhdo leximin

  • Kompany: Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua e pëson, ndaj Flamengo do të jetë sfidë spektakolare

    Kompany: Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua e pëson, ndaj Flamengo do të jetë sfidë spektakolare

    26 Qershor 2025

    12:37

    Telesport

    Bayern Munich e mbylli me humbje fazën e grupeve të Botërorit për klube, pasi u mund 0-1 nga Benfica. Humbja bëri që kampionët e Gjermanisë ta mbyllnin grupin e tyre në vendin e dytë dhe në fazën tjetër do të luajnë ndaj Flamengos.
    Trajneri Vincent Kompany, tha: “Pjesa jonë e parë nuk ishte shumë e mirë. Kishim probleme me vapën. Loja jonë nuk shkoi aq mirë sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive në lidhje me rezultatin, është se nuk do të na duhet të luajmë më në Charlotte“.
    “Rezultati është ky që është. Ky është futbolli, nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua dhe nëse portieri kundërshtar është i shkëlqyer mund ta pësosh e të humbasësh. Ajo që mund të marrim nga ajo ndeshje është kreativiteti. Ne e dimë se mund të krijojmë raste”, tha Kompany.
    Në lidhje me ndeshjen e radhës, ai shtoi: “Ishte mjaft e qartë se do të ishte Flamengo ose Chelsea. Kështu që, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj brazilianëve, do të jetë spektakolare, por duam fitoren dhe kualifikimin”.

  • Rotacion dhe 3 pikë, Chelsea feston përballë Esperece Tuins, Marseca: Paraqitje pozitive, por nuk ishte e lehtë (VIDEO)

    Rotacion dhe 3 pikë, Chelsea feston përballë Esperece Tuins, Marseca: Paraqitje pozitive, por nuk ishte e lehtë (VIDEO)

    Chelsea-t i duhej një fitore përballë Esperence Tuins për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve. Londinezët kaluan pa shumë probleme modestët nga Tunizia, dolën me 3 pikë pas fitores 3-0 duke e mbyllur Grupin D në kuotën e 6 pikëve në vendin e dytë, 1 pikë më pas se Flamengo kryesuese. Në fund, blutë kanë një arsye më shumë për të festuar pasi shmangin Bayern Munich, në fazën e 1/8 do të përballen me Benfikën.
    Ekipi i Marseca-s hasi pak vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, kundër një ekipi që u mbrojt me shumë lojtarë, por në fundin e pjesës së parë gjetën dy herë rrugën e rrjetës brenda 2 minutash. Chelsea e ktheu në seancë stërvitore pjesën e mbetur të këtij takimi, por në shtesë, në minutën e 96-të gjetën edhe golin e tretë.

    Trajneri Ezno Marseca u shfaq i kënaqur me këtë fitore pasi kishte bërë një rotacion të plotë, me 8 ndryshime në raport me sfidën e fundit kundër Flamengo-s: “Paraqitja për mua ishte e mirë. Nuk ishte e lehtë, derisa gjetëm golin e parë, ishte e vështirë të thyeje linjën e tyre të mbrojtjes. U treguam të qetë deri në momentin që shënuam golin e parë, më pas ishte e lehtë për ne”, u shpreh Marseca pas ndeshjes. Me 7 pikë në 3 ndeshje, Flamengo u kualifikua si e para në Grupin D. Ekipit brazilian i mjaftoi një pikë pas barazimit 1-1 përballë Los Angelos.
    ()

  • Flamengo dhe Çelsi të kualifikuarat e Grupit D

    Botërori i Klubeve FIFA, Grupi D:

    Esperance Tuiz- Çelsi 0-3

    Los Anxheles- Flamengo 1-1

    Dy ndeshjet e orës 03:00 të mengjesit të sotëm vendosen se cila skuadër mes Flamengos dhe Çelsit do të mbyllte e para në Grupin D të Botërorit të Klubeve. Brazlianët luajten me Los Anxheles duke e parë vetën poshtë një goli kur luhej minuta e 84′. Megjithatë reagimi erdhi prej kampioni pasi dy minuta më vonë (86′) Flamengo barazoi duke ruajtur vendine parë në grup.

    Ndërkohë paralelisht u zhvillua dhe dueli tjetër Esperance Tuniz- Çelsi. Kjo ndeshje nuk pati histori ndërsa blutë e Londrës goditen tre herë në…shtesë. Në fundin e pjesës së parë erdhen dy gola (45’+3′ dhe 45’+5′) por dhe i treti i Çelsit u regjistrua në shtesën e minutës së 90’+7′.

    Vazhdo leximin

  • Flamengo dominon Çelsin dhe siguron kalimin nga Grupi D, te Benfika luan Bajrami

    Benfika kalon 6-0 Okland në ndeshjen e dytë të Grupit C. Sfida e luajtur në Orlando u ndërpre për më shumë se 2 orë për shkak të motit ndërsa në pjesën e dytë portugezët shënuan dhe 5 gola të tjerë duke i’a bashkuar atë të shënuar nga Di Maria me penallti në fundin e fraksionit të parë.

    Ishte po kampioni i botës me Argjentinën ai që mbylli serinë e golave të enifkës po me penallti. Interesant fakti që futbollisti i Benfikës Korçku debatoi ashpër në momentin endrrimit me trajnerin Bruno Miguel. Ndërkaq në fushë për Benfikën edhe futbollisti kuqezi Adrian Bajrami.

    Ndërkohë supersida e Grupit D Flamengo- Çelsi i buzëqeshi ekipit brazilian me shfirta 3-1. Skuadra e famshme latino amerikane e drejtuar nga Filipe Luis dikur ish futbolist i bluve, dominoi përgjatë gjithë lojes duke argëtuar e fituar në duele e shifra./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • FIFA Botërori i Klubeve/ Dominim i Amerikës së Jugut, Europa, starti pa …krenari

    Foto që shoqëron, Filipe Luis gjatë sezonit 2014/2015 ishte futbollist i Çelsit të Londrës, teksa ka fituar Premier League dhe League Cup. Sot trajner i Flamengos jep leksione futbolli me të tijtë…

    Janë luajtur fare pak ndeshje dhe trendi i triumfit të skuadrave latino-amerikane është i dukshëm. Në 7 takime të skuadrave nga Brazili numërohen deri tani pesë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

    Botafogo -Siatëll 2-1

    Botafogo- PSG 1-0

    Palmeiras – Porto 0-0

    Palmeiras -Al Ahli 2-0

    Flamengo – Esperance Tunis 2-0

    Flamengo -Çelsi 3-1

    Fluminense-Dortmund 0-0

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Botës për Klube: Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Flamengo, ende nuk dihet se kur do rifillojë Benfica-Auckland City

    Kupa e Botës për Klube: Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Flamengo, ende nuk dihet se kur do rifillojë Benfica-Auckland City

    20 Qershor 2025

    20:49

    Telesport

    Flamengo-Chelsea është sfida e radhës që po luhet aktualisht në Philadelphia, e vlefshme për grupin D në Kupën e Botës për Klube. Londinezët gjetën golin me Pedro Neto në minutën e 13-të.
    Sulmuesi portugez përfitoi nga një gabim fatal i lojtarëve të Flamengo-s në mesin e fushës dhe pasi mori topin i vetëm e dërgoi atë në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për londinezët. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë ende nuk dihet se kur dhe nëse do rifillojë apo jo ndeshja e ndërprerë për shkak të motit të keq mes Benfica dhe Auckland City. Portugezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit me penallti nga Angel Di Maria.
    Përveç numrit të paktë të tifozëve në stadium, koha e keqe është një tjetër problem madhor në Kupën e Botës për Klube. Kjo është ndeshja e katërt e ndërprerë në Kupën e Botës për Klube, që po mbahet në SHBA, pikërisht për shkak të motit të keq. Sikur të mos mjaftonte numri i pakët i tifozëve në stadium, moti i keq është një tjetër problem madhor që po ndikon negativisht në këtë kompeticion.