
12853
Sot në Gjykatën e Posaçme Shkallës Parë, po zhvillohet seanca e radhës për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Raportohet se gjatë seancës Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit ndaj tij. “Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, mësohet të jetë shprehur ish-Presidenti i Republikës në seancë.