Tag: falas

  • Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

    Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë

    23 Nëntor 2025

    19:02

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Florentino Perez po punon për të transferuar falas dy qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Njëri dihet tashmë që është Ibrahima Konate, francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovimin e kontratës dhe ka rënë paraprakisht dakord me klubin madrilen për t’u transferuar falas në verë.
    Objektivi tjetër i Perez është po ashtu transferimi falas i njërit mes Dayot Upamecano dhe Marc Guehi. Francezi nuk pranon të rinovojë me Bayern, nëse nuk i plotësohet kërkesat e tij financiare.
    Anglezi ka vendosur se do të largohet nga Crystal Palace dhe i mbetet vetëm të vendosë për ekipin e tij të ri, duke ditur që ka një numër të madh klubesh që interesohen për të.

  • Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale nga Shqipëria

    Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale nga Shqipëria

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.
    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.
    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”.
    Anëtarja e KE-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara të pranishmëve në këtë aktivitet, duke e cilësuar si një premtim të mbajtur të FSHF-së dhurimin e uniformave falas për fëmijët e Preshevës. “Në emër të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, ju them në verë dhamë në këtë fushë një premtim dhe sot është një premtim i mbajtur. Sot kemi kënaqësinë të sjellim setin e parë të “Uniforma ime”. Është një projekt që FSHF e zhvillon në Shqipëri për të gjithë fëmijët e regjistruar në Akademi dhe duan të luajnë futboll. Shpresoj shumë që me këto dy projekte që i kemi nisur sot, “Uniforma ime” dhe “Topi im” të kemi mundësinë të hapim rrugën e një bashkëpunimi më afatgjatë dhe të shtrirë në kohë sepse ne besojmë dhe shpresojmë që fëmijët këtu në Preshevë dhe Bujanoc kanë mundësi që të jenë nesër futbollistët tanë të Kombëtares” – tha Anila Basha në fjalën e saj.

  • Ëndërr e bërë realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Ëndërr e bërë realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.
    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.
    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”.
    Anëtarja e KE-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara të pranishmëve në këtë aktivitet, duke e cilësuar si një premtim të mbajtur të FSHF-së dhurimin e uniformave falas për fëmijët e Preshevës. “Në emër të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, ju them në verë dhamë në këtë fushë një premtim dhe sot është një premtim i mbajtur. Sot kemi kënaqësinë të sjellim setin e parë të “Uniforma ime”. Është një projekt që FSHF e zhvillon në Shqipëri për të gjithë fëmijët e regjistruar në Akademi dhe duan të luajnë futboll. Shpresoj shumë që me këto dy projekte që i kemi nisur sot, “Uniforma ime” dhe “Topi im” të kemi mundësinë të hapim rrugën e një bashkëpunimi më afatgjatë dhe të shtrirë në kohë sepse ne besojmë dhe shpresojmë që fëmijët këtu në Preshevë dhe Bujanoc kanë mundësi që të jenë nesër futbollistët tanë të Kombëtares” – tha Anila Basha në fjalën e saj.

  • Realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.

    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.

    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

    Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

    Përpara muajve të dimrit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një ndihmë të re për ukrainasit, duke përfshirë udhëtimin falas në transportin hekurudhor.
    “Një distancë prej 3000 kilometrash, në mënyrë që të gjithë të mund të zgjedhin rrugë hekurudhore brenda Ukrainës falas: Lviv-Kiev, Kiev-Dnipro dhe çdo rrugë tjetër do të ofrohet falas”, tha Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm, duke shtuar se detajet e programit ishin ende duke u përpunuar.
    Ai tha se hekurudha ukrainase duhet t’u tregojë qytetarëve se fondet buxhetore të përdorura për ndërmarrjen shtetërore i shërbejnë vërtet shoqërisë.

    Distanca në kilometra, e përmendur nga Zelensky, është e mjaftueshme për dy udhëtime midis qytetit industrial të vijës së parë të Zaporizhias dhe qytetit kryesor të Uzhhorodit, në kufirin sllovak, për shembull.
    “Ne, patjetër që do ta rregullojmë çmimin e gazit këtë dimër – nuk do të ketë rritje – po ashtu edhe për çmimin e energjisë elektrike për familjet private”, tha Zelensky.
    Kostoja e 1 kilovat-orë energji elektrike aktualisht është e barabartë me më pak se 0,09 euro.
    Megjithatë, pas sulmeve ruse me dronë dhe raketa në centrale dhe nënstacione, energjia elektrike është e disponueshme vetëm për disa orë në ditë, në pjesën më të madhe të vendit.
    “Edhe para pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, Ukraina ishte vendi më i varfër në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
    Pothuajse, gjysma e buxhetit shtetëror të Ukrainës financohet nga kreditë e huaja dhe fondet e ndihmës.

  • Premtimi i Volodymyr Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

    Premtimi i Volodymyr Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

    Përpara muajve të dimrit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një ndihmë të re për ukrainasit, duke përfshirë udhëtimin falas në transportin hekurudhor.
    “Një distancë prej 3000 kilometrash, në mënyrë që të gjithë të mund të zgjedhin rrugë hekurudhore brenda Ukrainës falas: Lviv-Kiev, Kiev-Dnipro dhe çdo rrugë tjetër do të ofrohet falas”, tha Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm, duke shtuar se detajet e programit ishin ende duke u përpunuar.
    Ai tha se hekurudha ukrainase duhet t’u tregojë qytetarëve se fondet buxhetore të përdorura për ndërmarrjen shtetërore i shërbejnë vërtet shoqërisë.
    Distanca në kilometra, e përmendur nga Zelensky, është e mjaftueshme për dy udhëtime midis qytetit industrial të vijës së parë të Zaporizhias dhe qytetit kryesor të Uzhhorodit, në kufirin sllovak, për shembull.
    “Ne, patjetër që do ta rregullojmë çmimin e gazit këtë dimër – nuk do të ketë rritje – po ashtu edhe për çmimin e energjisë elektrike për familjet private”, tha Zelensky.
    Kostoja e 1 kilovat-orë energji elektrike aktualisht është e barabartë me më pak se 0,09 euro.
    Megjithatë, pas sulmeve ruse me dronë dhe raketa në centrale dhe nënstacione, energjia elektrike është e disponueshme vetëm për disa orë në ditë, në pjesën më të madhe të vendit.
    “Edhe para pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, Ukraina ishte vendi më i varfër në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
    Pothuajse, gjysma e buxhetit shtetëror të Ukrainës financohet nga kreditë e huaja dhe fondet e ndihmës.

  • Fertilizimi invitro në shtet, 162 gra të trajtuara në gati dy vite, 3 lindje të arritura

    Fertilizimi invitro në shtet, 162 gra të trajtuara në gati dy vite, 3 lindje të arritura

    Rritet numri i grave që po i nënshtrohen trajtimit të fertilitetit invitro në institucionet shëndetësore publike.Prej gati dy vitesh ofrim të shërbimit falas pranë Qendrës së Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (Q.R.M.A), strukturë brenda materniteti shtetëror “Koço Glozheni” janë trajtuar 162 paciente. Kostoja totale për trajtimin e pacienteve llogaritet rreth 124 mijë euro. Arrin në tre numri i bebeve të lindura nga fertilizimi invitro.Në vitin e parë të ofrimit të shërbimit falas nga shteti, sipas të dhënave të raporteve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë janë trajtuar për fertilizimin invitro 30 pacientë me një kosto prej 326,971 lekë/pacientë. Për 2024 kostoja totale e shpenzimeve llogaritet në vlerën e 9,809,130 lekëve.Për 4-mujorin e parë 2025 janë trajtuar 45 pacientë me një kosto prej 9,588.8 lekë/pacientë. Për janar -prill kostoja totale e shpenzimeve për procesin e fertilizimit invitro llogaritet 431,460 lekë.Për periudhën janar-gusht 2025 rezulton se janë trajtuar edhe 87 pacientë me një kosto prej 18,436 lekë/pacientë. Totali i kostos llogaritet 1,603,932 lekë.Për gati 2 vjet nga nisja e ofrimit të procesit falas nga 162 pacientet e trajtuara në 108 prej tyre është realizuar “trasferta” (“transferta” i referohet transferimit të embrioneve në mitrën e gruas pas një cikli fertilizimi in vitro). Ndërsa procedura ka rezultuar e pasuksesshme për 21 paciente apo rreth 13% e tyre.Për 2024 nga 20 “transfertat” e realizuara, 9 prej tyre kanë pasur rezultate pozitive ndërkohë që 11 prej tyre kanë pasur rezultate negative.Për janar-prill 2025 nga 28 “transfertat” e realizuara 26 prej tyre kanë realizuar procedurën e “pick up” (është procedura e nxjerrjes së vezëve për t’u përdorur për fertilizim) ndërkohë që 2 prej tyre kanë pasur stimulim të pasuksesshëm. Përqindja e suksesit deri më sot ka qënë 55%.Për janar-gusht 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 60 transfertat e realizuara, 52 prej tyre kanë realizuar procedurën pick up, ndërkohë që 8 prej tyre kanë patur stimulim të pasuksesshëm. Përqindja e suksesit ka qenë 46%.Në total për vitin 2025 Ministria e Shëndetësisë parashikon që përmes paketës falas të fertelitetit të përfitojnë 150 çifte. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll

    Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll

    26 Tetor 2025

    17:55

    Telesport

    Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zbatimin e projektit “Uniforma Ime” për sezonin e ri futbollistik 2025/2026. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë klubet dhe akademitë që marrin pjesë në kampionatet zyrtare për grupmoshat U7–U19, duke ofruar uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll.
    FSHF e zhvillon këtë nismë për të tretin vit radhazi, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar kostot e familjeve dhe për të krijuar kushte të barabarta për çdo fëmijë që është pjesë e garave zyrtare në mbarë vendin.
    Gjatë këtij sezoni do të shpërndahen mbi 20,000 sete sportive për 204 klube dhe akademi në të gjithë Shqipërinë.
    Çdo set përfshin 2 uniforma loje (bluzë, pantallona, geta), 1 kostum sportiv (xhaketë dhe tuta) dhe 1 çantë sportive.
    Aktualisht, shpërndarja po zhvillohet për ekipet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në vijim do të përfshihen edhe qendrat rajonale dhe kampionatet amatore.

  • “Tetori Rozë”, apeli i Ramës: Gratë dhe vajzat të bëjnë mamografinë falas

    “Tetori Rozë”, apeli i Ramës: Gratë dhe vajzat të bëjnë mamografinë falas

    Kryeminsitri Edi Rama ka vijuar thirrjet për gratë dhe vajzat, në kuadër të “tetorit rozë”.
    Rama thotë se ato mund ta kryejnë mamografinë falas.
    “Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.