Tag: brazilianët

  • Reali “fshin” brazilianët, pas Vinicius jr, edhe Rodrygo bën gati “valixhet”

    Reali “fshin” brazilianët, pas Vinicius jr, edhe Rodrygo bën gati “valixhet”

    Nga Madridi, në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga dy yjet e këtij ekipi, dy brazilianët Vinicius jr dhe Rodrygo. Të dy lojtarët me sa duket nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Alonso, me këtë të fundit që përtej deklaratave publike e ka bërë të qartë me zgjedhjet e tij në fushë. Pavarësisht se nga Madridi, si Alonso ashtu edhe drejtuesit e klubit, janë përpjekur të theksojnë se me Vinicius është vendosur paqja, në fund të këtij sezoni e sigurt është se Perez është i hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë për Vinicius.
    E njëjta situatë është edhe me Rodrygon. Mundo Deportivo shkruan se për sulmuesin brazilian është vënë në lëvizje Tottenham, me “gjelat” që shohin te Rodrygo goditjen e madhe në kuadër të sezonit të ri. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, ekipi anglez është duke përpiluar ofertën e duhur për të bindur Real Madrid, bëhet fjalë për një ofertë që shkon në 80 milionë euro.

    Reali është në pozita komode për të negociuar pasi Rodrygo është nën kontratë deri në vitin 2028. Të negociosh me Perez në këto kushte nuk është e lehtë, për këtë arsye duhet një ofertë bindëse, 80 milionë euro mund të mjaftojnë në një kohë kur edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Evropë, në futbollin e rëndësishëm.
    Me këto lëvizje, Real Madrid pritet të ndryshojë totalisht repartin ofensivë në vigjilje të sezonit të ri ku i vetmi i paprekshëm është Kylian Mbappe.
    ()
     

  • 60 milionshi e nis me këmbë të mbarë te Chelsea, ylli brazilian shënon pas 17 minutash lojë (video)

    60 milionshi e nis me këmbë të mbarë te Chelsea, ylli brazilian shënon pas 17 minutash lojë (video)

    8 Korrik 2025

    21:27

    Telesport

    Në “MetLife Stadium” në New Yersey po luhet gjysmëfinalja mes Fluminense dhe Chelsea, për Kupën e Botës për Klube. Brazilianët vijnë në gjysmëfinale, pasi eleminuan Al-Hilal me rezultatin 2-1, ndërsa Chelsea eleminoi Palmeiras po me rezultatin 2-1.
    Sigurisht që “Blutë e Londrës” janë favorit në këtë takim, por brazilianët e Fluminense kanë treguar që janë një ekip solid dhe i aftë për të mposhtur këdo kundërshtar.
    Sfida është zhbllokuar shpejt, falë blerjes më të fundit të Chelsea-s, Joao Pedro, për të cilin pagoi 60 milionë paundë te Brighton. Ylli brazilian shënoi një supergol me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 17-të. Sulmuesi nuk e festoi golin, duke qenë se ka dalë pikërisht nga ekipi i Fluminense-s, para se të transferohej në Angli.
    SHIKOGOLIN

  • Zhgënjen Dortmund, brazilianët e Fluminense dominojnë, mungon…goli

    Trajneri i gjermanëve Kovaç: Fituam një pikë me vuajtje

    Ndeshja për Grupin F të Kupës së Botës për Klube, Fluminense-Borusia Dortmund, përfundoi në një barazim pa gola. Një 0-0 që nuk pasqyroi plotësisht emocionet e shumta gjatë ndeshjes,teksa brazilianët ishin më pranë fitores.

    Në fushë, pjesa e parë ritmike dhe pa ‘karta’, me përmbysje të sulmit dhe raste afër portës nga brazilianët e trajnuar nga Portalupi.

    Në ndeshjen e parë të ditës së Kupës së Botës për Klube ata u përpoqën të kalonin pranë Kobel me Xhon Aries dhe Martineli, por pa mundur të shënojnë. Nga ana e tyre verdhezinjtë gjermanë prodhuan pak për të fituar takimin.

    Vazhdo leximin

  • Botërori për Klube / Botafogo mposht amerikanët, Porto vetëm barazim me brazilianët

    Botërori për Klube / Botafogo mposht amerikanët, Porto vetëm barazim me brazilianët

    16 Qershor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Debutim fitues për brazilianët e Botafogos në Botërorin për Klube. Ata mposhtën 2-1 amerikanët e Seattle Sounders FC. Golat vendimtarë u shënuan në pjesën e parë; në minutën e 28-të nga Cunha dhe në të 44-ën nga Jesus.
    Për Seattle ngushtoi diferencën Roldan në minutën e 76-të. Amerikanët humbën në kohën shtesë mundësinë për të barazuar ndeshjen. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin C, së bashku me PSG dhe Atletico Madrid.
    Po për Botërorin e Klubeve, u luajt dhe përfundoi në barazim 0-0 sfida mes brazilianëve të Palmeiras dhe portugezëve të Portos, e vlefshme për grupin A. Ndeshja u zhvillua në “MetLife Stadium”, në New Jersey, dhe ishte kryesisht e ekuilibruar.
    Palmeiras u duk më kërkues dhe pati një rast të madh për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Porto pati dy raste të mira, ndërsa në fund brazilianët provuan sërish dhe goditën shtyllën.

  • Portieri argjentinas tallet me brazilianët pas golit të katërt, trajneri i këkron të ndalojë xhonglimet në zonë

    Portieri argjentinas tallet me brazilianët pas golit të katërt, trajneri i këkron të ndalojë xhonglimet në zonë

    Argjentina është treguar e pamëshirshme ndaj brazilit duke i mposhtur 4-1. Edhe pse “çelestët” e kishin siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ata sërish dhanë maksimumin për të shkatërruar kundërshtarin e tyre historik, Brazilin.
    Pas golit të katër, portieri i Argjentinës Emiliano Martinez provokoi rëndë brazilianët duke nisur xhonglimet me top brenda zonës. Çka solli menjëherë reagimin e trajnerit të tij.
    Scaloni i ka bërë thirrje nga bankina Matinezit që të ndalonte menjëherë xhonglimet dhe të vijonte të luante normalisht.

    Duhet theksuar se ndeshja përballë Argjentinës ka qenë një nga më të dobëtat e Brazilit që prej humbjes së turpshme që pësoi në Kupën e Botës 2014-të, ku u mund 7-1 nga Gjermania.