Parakalimi i Kimi Antonelli nga Lando Norris në xhirot e fundit të garës së Katarit është bërë një sensacion mediatik. Piloti italian i Mercedes “thjesht” bëri një gabim të vogël duke pasur parasysh presionin e madh që kishte nga McLaren i britanikut, por për konsulentin e Red Bull, Helmut Marko, ai ishte i qëllimshëm.
Ai e akuzoi talentin e ri italian se e la qëllimisht liderin e kampionatit të kalonte jo një herë, por dy herë. “Po, ndodhi dy herë që ai pak a shumë i sinjalizoi Lando të kalonte. A e bëri me qëllim? Ishte kaq e qartë. Dhe herën e parë ishte e njëjta gjë“, tha Helmut Marko.
Shefi i mercedes, Toto Wolff, i është përgjigjur ashpër: “Kjo është një absurditet i plotë që më lë pa fjalë vetëm duke e dëgjuar. Po luftojmë për vendin e dytë në kampionat, gjë që është e rëndësishme për ne. Kimi po luftonte për një vend të tretë të mundshëm. Dua të them, sa budalla duhet të jesh për të thënë diçka të tillë“.
“Dhe e gjithë kjo më bezdis edhe më shumë sepse jam tashmë i bezdisur nga vetë gara, nga mënyra se si shkoi. Jam i bezdisur nga gabimi në fund, jam i bezdisur nga gabime të tjera, dhe pastaj duhet ta dëgjoj këtë absurditet. Më lë pa fjalë”, tha Wolff.
Tag: antonelli
-

Red Bull akuzon Antonelli: La qëllimisht Lando ta parakalonte! Reagon Wolff: Vetëm një budalla thotë këto gjëra
-

Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë
Pavarësisht se renditen në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve te Mercedes nuk janë të kënaqur me vitin 2025 të Formula 1. Me një McLaren kaq dominues, “shigjetat e argjendta” nuk kanë qenë kurrë në garë për titullin kampion dhe dy fitoret, në Montreal dhe Singapor, janë “plaçkë” e vogël për një ekip me prestigjin e Mercedes.
Edhe pse ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, Toto Wolff sqaroi në Marina Bay se ekipi do të vazhdojë me çiftin e pilotëve George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli për vitin 2026. Britaniku ka arritur dy fitore, ndërsa italiani është renditur në “top-5” në dy garat e fundit dhe ka një podium këtë sezon.
Në një intervistë me “Sport Bild”, Wolff analizoi sezonin e Antonelli: “Ai po bën një punë të mirë dhe po i përmbush pritjet tona. Kimi pati disa gara shumë të mira, si vendi i tretë në Kanada, dhe gara të tjera më pak. Është një sezon tipik për fillestarë“.
Në lidhje me Max Verstappen, shefi i Mercedes shtoi: “Max është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një vlerë e shtuar për çdo ekip. Por ne jemi të kënaqur me djemtë tanë dhe Max nuk është më pjesë në planet tona”.
“Nuk mund të përjashtosh kurrë asgjë në Formula 1, por tani për tani nuk kemi nevojë për të. George ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë këtë vit dhe nuk bën gabime. Jemi shumë të kënaqur dhe të sigurt për vitin 2026 dhe më tej”, tha Wolff. -

Talenti i Mercedes: Formula 1 si një det me peshkaqenë, mund të “të hanë” në çdo çast
Sezoni i parë në Formula 1 për pilotin e ri italian Kimi Antonelli ka qenë me ulje-ngritje. Në 12 garat e para me makinën Mercedes ai ka korrur një podium (në Kanada), por në paraqitjet e fundit ka patur shumë zero për shkak të tërheqjeve, problemeve apo aksidenteve.
Ulje dhe ngritje, të natyrshme për një fillestar, momente që demonstrojnë rëndësinë e familjes, lidhjeve dhe gjithçkaje që mund të normalizojë jetën dhe emocionet e një 18-vjeçari i cili edhe mund të mbingarkohet nga bota e Formula 1. Vetë Antonelli e përjetoi këtë presion në Imola, ku mësoi të gjente kohë për veten.
“Në Formula 1, është si të notosh në një det plot me peshkaqenë; mund të biesh në kurth dhe të të hanë në një çast. E kuptova këtë në Imola. Atje kuptova sa e rëndësishme është të gjej kohë për veten, momente ku mund të jem vetëm në një vend të qetë, ku mund të izolohem“, i tha piloti i Mercedes.
“Në karrocerinë e inxhinierëve ka një dhomë të rezervuar për pilotët. Shkoj atje para se të hipi në makinë, vizualizoj dhe riluaj xhirot e pistës në kokën time dhe, për ta bërë këtë, duhet të jem i qetë. Më parë, nuk u kushtoja vëmendje këtyre aspekteve, por tani i konsideroj thelbësore për të dhënë 110%“, shtoi Antonelli. -

“Shumë probleme në garat e fundit, ky nuk është një moment i mirë për Mercedes”
14 Korrik 2025
11:44
Telesport
Pas nëj filli-sezoni të mirë, Mercedes duket se ka pësuar një ngadalësim garat e fundit, kryesisht me italianin Kimi Antonelli. Ulje dhe ngritje që janë normale për një 18-vjeçar. Duke arritur pikën e tij të parë të kthesës në Formula 1, Kimi Antonelli mund të përmbledhë kështu një sezon që aktualisht e sheh të shtatin në renditje.
Italiani ka përjetuar tashmë të gjitha vështirësitë e klasës së lartë të sportit motorik, duke debutuar në pista të lagura, duke garuar në pista të panjohura dhe përkrah një piloti të shkëlqyer si George Russell, duke dalë nga disa fundjava garash me shijen e hidhur të një zero të pamerituar.
“Nuk di çfarë të them. Duket sikur gjithçka po shkon keq tani dhe është e vështirë të gjesh ndonjë anë pozitive“, pranoi italiani, që zhgënjeu edhe në garën e fundit në Silverstone.
“Nuk jam shumë i lumtur, për të qenë i sinqertë. Kam shumë zero këtë sezon. Ndihem sikur nuk ka asgjë vërtet pozitive. Thjesht duhet të përqendrohem, të rifilloj dhe të përpiqem të gjej dritën në fund të tunelit sepse definitivisht nuk po kaloj një kohë të mirë“, tha Antonelli. -

Mercedes ka plane të mëdha për Antonelli, Toto Wolff ka gati një kontratë 3-vjeçare për talentin e F1
Në këto dhjetë garat e para në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli ka grumbulluar 63 pikë, duke u ngjitur edhe një herë në podium, në Kanada, në garën e fundit. Ky është podiumi i parë në karrierën e tij, duke shfaqur talentin e tij edhe në provat zyrtare, duke qenë në “top-5” në katër raste.
Në përgjithësi, 18-vjeçari nga Bolonja është padyshim i promovuar edhe nga Mercedes, që po mbështetet tek ai për të ardhmen. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Në vitet e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në Formula 1 dhe të rinjtë duhet të përballen me të gjitha këto risi“.
“Një shembull i mirë është Oscar Piastri, i cili kryeson botërorin. Atij iu desh një vit e gjysmë për të arritur në nivelin e Lando Norris dhe ky është viti i parë që ai është përpara tij. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gomave. Kjo vlen edhe për Kimi, që nuk i njeh të gjitha pistat dhe ky është një disavantazh i madh“, tha Wolff.
Duke vlerësuar të ardhmen e Antonelli, ai shtoi: “Ndoshta duhet të vlerësojmë një program trevjeçar për të, duke pranuar se kjo është koha që i nevojitet një piloti të ri për të sfiduar një shok skuadre më me përvojë dhe super të shpejtë. George Russell është ndër pilotët më të mirë në F1 sot”. -

Nga podiumi i parë në Formula 1 në provimin e maturës, talenti i Mercedes: Nuk ka privilegje
18 Qershor 2025
13:02
Telesport
Është periudhë provimesh për Kimi Antonelli, pilotin 18-vjeçar të Mercedes, që në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Montreal, korri podiumin e parë në karrierë. Jo vetëm kaq, por për herë të parë pas 16 vitesh një pilot italian u ngjit në podium.
Por tashmë për Antonelli nis një tjetër “test” i vështirë, ai i provimeve të maturës. Ai ndjek me sukses Institutin “Gaetano Salvemini” në Casalecchio di Reno, një nga komunat më të populluara në periferi të Bolonjës.
Dhe, ashtu si shokët e klasës, këtë javë do të ketë testin e parë me shkrim. “Nëse do të diplomohem do të duhet të bëj provimin e pjekurisë. Si gjithë të tjerët, nuk ka asnjë privilegj se jam një pilot i Formula 1“, tha Kimi Antonelli.
“Kam bërë sakrifica, por kam komunikuar edhe me shokët e klasës. Këto do të jenë kujtime që do të mbeten gjithmonë“, tha Antonelli, që ka një mesatare të mirë, mbi 8 çdo vit. Pjesëmarrja ka qenë konstante, brenda kufijve të angazhimeve të tij sportive. -

Fitorja e 18 vjeçarit bën xhiron e botës… Antonelli, Lamine Yamal i F1!
italiani Andrea Kimi Antonelli merr pozicionin e parë në garën kualifikuese Sprint për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.
18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikimet e një gare Sprint dhe jo në ato të Grand Prix me distancë të plotë.
Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoqi pistën e nisjes në një garë të Formula 1 pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India të pajisur me një motor… Mercedes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Marca në Spanjë nuk i ka kursyer lëvdatat, aq sa e ka krahasuar me Lamine Yamal, yllin e Barcelonës. “Antonelli, Lamine Yamal i F1”, shkruan Marca. “Talenti i Antonellit po bën përparim”, thotë AS./TAR
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Historike! Një debutues siguron “pole” për garën sprint, në Majemi po lind një yll i ri
3 Maj 2025
9:07
Telesport
Piloti italian Kimi Antonelli siguroi “pole position” në Majemi, i vlefshëm për garën sprint, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Ai dha kohën 1’26”482, duke lënë pas Oscar Piastri me McLaren, kryesuesin e botërorit.
Në Majemi do të zhvillohet gara e dytë sprint e këtij sezoni dhe Mercedes duket në formë. Rezultati i Antonelli, një debutues këtë sezon në Formula 1, tregon se ai do të jetë një yll i të ardhmes pasi është vetëm 18 vjec.
Në vendin e tretë u rendit Lando Norris me makinën tjetër McLaren, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull e George Russell me Mercedes. Vetëm i gjashti Charles Leclerc me Ferrari, që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. -

Vendosi dy rekorde në garën e Suzuka, Kimi Antonelli piloti i destinuar të shkruajë historinë e F1
Nga 6 debutuesit e këtij sezoni në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli është ai që po shkëlqen më shumë. Kjo jo vetëm prej faktit se piloton një Mercedes por edhe falë talentit të tij.
Një vend i katërt dhe dy vende të gjashta për 18-vjeçarin që në janar zuri vendin e Lewis Hamilton. 30 pikë të grumbulluara deri më tani pas tri garash dhe një karrierë që premton shumë.
Gara e fundit në Japoni e konfirmon këtë gjë, pasi ai vendosi dy rekorde. Ai është piloti më i ri në histori, 18 vjeç, 7 muaj e 11 ditë, që kryeson një garë të Formula 1 (i pari për 10 xhiro në pistën e Suzuka).
Rekordi i dytë është ai i pilotit më të ri në historinë e këtij sporti që vendos xhiron e shpejtë të një garë. Ai dha kohën 1’30”965 në pistën japoneze. Dy rekorde këto që mbaheshin nga Max Verstappen.
“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të isha përpara, por nuk ma hoqi fokusin në përpjekjen për të mbajtur një ritëm të mirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat deri më tani”, tha Antonelli
“Po fitoj gjithnjë e më shumë përvojë, fundjavë pas fundjave. Po i kuptoj gomat gjithnjë e më mirë, sa mund të shtyj, duke filluar nga kualifikimi. Tani garojmë në një pistë që unë e njoh shumë më mirë, të shohim se ç’mund të ndodhë”, tha italiani.