Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë

Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, pritet të sjellë rritjen deri në 2.7 herë për taksën vjetore të mjeteve të përdorura. Monitor ka përllogaritur detyrimin e ri për autoveturat me cilindrat deri në 2,000 cc, si për makinat me naftë, edhe me benzinë, duke marrë në konsideratë moshën e mjetit, nivelin e ri të taksës fikse të propozuar për karburantin dhe koeficientët e rinj të viteve të përdorimit. Sipas përllogaritjeve nga 71% deri në 175% do të rritet detyrimi i taksës vjetore për makinat me naftë deri në 2,000 cc, në varësi të moshës së automjetit. Edhe për makinat me benzinë detyrimi vjetor për taksën e mjetit do të rritet nga 71 deri në 175%...