Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi
Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, duke paralajmëruar se ajo do të përqendrojë më shumë pushtet dhe fonde publike pranë Kryeministrit.* Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për ngritjen e një strukture të re në sektorin e barnave dhe shërbimeve spitalore. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se mekanizmi i propozuar ndjek modelin “KAYO”, duke e larguar administrimin e fondeve dhe kontratave publike nga konkurrenca, transparenca dhe llogaridhënia e plotë. Sipas deputetes demokrate, qeveria po përgatitet të përqendrojë më shumë kompetenca dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë, në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballojnë vetë një...
Burimi:
gijotina.com