Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetin Kliti Hoti, ngriti shqetësimin për vështirësitë e sektorit fason gjatë një vizite në një biznes prodhues në Shkodër. Sipas saj, zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove po e çojnë aktivitetin drejt pezullimit. Tabaku deklaroi se biznesi, i cili dikur kishte 140 punonjës, sot ka vetëm 30. Ajo bëri të ditur gjithashtu se një pjesë e makinerive kanë mbetur stok, ndërsa dy trajlera të mbushur me pajisje pritet të kthehen në Itali. “Ky është një nga prodhimet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes po realizon”, u shpreh deputetja, duke paralajmëruar se tkurrja e prodhimit fason përbën shqetësim për ekonominë dhe punësimin. Sipas Tabakut, euroja, e cila sipas saj këmbehet me rreth 90 lekë,...