Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar korrupsionin si një “taksë të fshehtë” që po rëndon çdo ditë mbi familjet dhe sipërmarrësit e ndershëm shqiptarë. Sipas saj, ndërsa qytetarët punojnë më shumë për të siguruar më pak, qeverisja aktuale po punon në dobi të një pakice të lidhur me pushtetin. Tabaku theksoi se korrupsioni vjen i provuar nga dosjet e institucioneve të drejtësisë dhe partnerët europianë. Kur tenderët fryhen apo kontratat u jepen klientëve të paracaktuar, pasojat shfaqen drejtpërdrejt te çmimet më të larta, mungesa e konkurrencës dhe reduktimi i fondeve për shëndetësinë, arsimin e pensionet. Referuar të dhënave të INSTAT-it, ajo nënvizoi se në dhjetor 2025 niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte...
Burimi:
gijotina.com