Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar mënyrën se si qeveria administron pronat publike, duke kërkuar që marrëveshjet për zhvillimin e tyre të bëhen publike dhe qytetarët të informohen për përfitimet konkrete që merr shteti nga këto projekte. Tabaku ngriti një sërë pyetjesh mbi mënyrën se si përcaktohet vlera e pronave publike, si zgjidhen përfituesit dhe kush mban përgjegjësi për kushtet e marrëveshjeve. “Prandaj unë kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për kryeministrin, hapini këto marrëveshje përpara shqiptarëve. Publikoni vlerësimin e pronës. Publikoni alternativat që janë shqyrtuar. Publikoni kushtet dhe detyrimet. Tregoni përfituesit përfundimtarë”, deklaroi Tabaku. Një pjesë e rëndësishme e kritikave të Tabakut lidhet me Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila mund të marrë në administrim prona nga institucionet qendrore dhe vendore për realizimin e...
Burimi:
gijotina.com