“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka cilësuar zgjerimin e Bashkimit Evropian si një prioritet gjeostrategjik për Evropën, duke theksuar se e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. Duke folur para studentëve të Kolegjit të Europës në Natolin të Polonisë, Costa tha se zgjerimi është një nga strategjitë më të suksesshme të Evropës, pasi sipas tij nxit zhvillimin ekonomik, forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe zgjeron hapësirën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. “Zgjerimi është edhe një herë një prioritet gjeostrategjik për Evropën”, tha Costa. Costa tha se aplikimi i Ukrainës për anëtarësim ka krijuar një dinamikë të re në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se kjo dinamikë nuk kufizohet vetëm te Ukraina dhe Moldavia. “Ky momentum...
Burimi:
javanews.al