SYRI TV/ Në sy të fëmijëve të mitur, policia terror dhe dhunë gjatë shoqërimit
Terror dhe dhunë ka ushtruar policia e Kuçovës në arrestimin e një kryefamiljari. Gjithçka ka ndodhur në sytë e një fëmije të mitur, ku as klithmat e tij, teksa ka parë babain të tërhiqet zvarrë nga policia, nuk e kanë ndalur këtë të fundit që të bënte shoqërimin sipas procedurave. Ndërkohë, mësohet se shoqërimi i Dashnor Toskës nga fshati Krekëz është bërë pas një konflikti për pronën me vëllain e tij. Dhunë dhe terror ka ushtruar policia e shtetit ndaj një qytetari në Kuçovë dhe gjithçka ka ndodhur në sytë e një fëmije të mitur. Një ndërhyrje brutale e policisë për të ndaluar një qytetar i ka kaluar kufijtë e një arrestimi. Edhe pse klithmat e fëmijës janë drithëruese, policët nuk ndalen dhe e tërheqin...
Burimi:
syri.net