SYRI TV/ Arrestohet administratori i Eco Elb Leli Kaja

SYRI TV/ Arrestohet administratori i Eco Elb Leli Kaja

Arrestohet administratori i ECO Elb, Leli Kraja. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin e prokurorit të çështjes kanë vënë në pranga për aferen e inceneratorit Leli Kaja.Ky i fundit dyshohet se ka  kryer vepren penale të korrupsionit.Sipas një njoftimi për shtyp nga SPAK mësohet se arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar në 1 tetor të 2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së.Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400 mijë lekësh në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji...