“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale
Rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, po kthehen gjithnjë e më shumë në një hapësirë ku fyerjet, bullizimi dhe shantazhet po shkaktojnë konflikte serioze. Në emisionin “Stop” janë drejtuar dy qytetarë, të cilët denoncojnë të njëjtin person, Valter Zhupanin, për bullizim, shantazh dhe publikim të fotove të tyre dhe të familjarëve në rrjetet sociale. Denoncuesja Merita Picari, e cila jeton në Itali, tregon, se është njohur me Zhupanin në TikTok rreth katër vite më parë. Ajo pretendon se, pas shkëputjes nga kjo platformë, është përballur me publikimin e fotos së saj, ofendime dhe përfshirjen në sulmet virtuale. Sipas saj, në një video është përdorur edhe fotografia e saj, duke krijuar përshtypjen, se kishte humbur jetën. Ndërsa qytetari Valter Zhupani, banues në Skënderbegas të Gramshit, mohon ta njohë...
Burimi:
javanews.al