Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

Ashtu siç edhe pritej, Sylvinho ka lënë sërish në tribuna tre futbollistë kuqezi për duelin me Letoninë. Portieri Mario Dajsinani dhe dy mesfushorët, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, nuk do të kenë mundësi të zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës. Referuar sfidës së shkuar me Serbinë, ai që përfiton është vetëm Adrian Bajrami, i cili federohet për shkak të pezullimit të Berat Gjimshitit. Madje, mbrojtësi mund të “gradohet” edhe titullar ndaj Letonisë, kjo duke parë edhe gjendjen e Arlind Ajetit. 31-vjeçari u stërvit i diferencuar në seancën e fundit, me Sylvinhon që do të presë deri në momentet...
Burimi: Opinion.al