Superliga: Besëlidhja nuk ndalet, Kamza Basket befason Tiranën, fitojnë Vllaznia e Teuta

Superliga: Besëlidhja nuk ndalet, Kamza Basket befason Tiranën, fitojnë Vllaznia e Teuta

Janë mbyllur ndeshjet e javës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione mposhti me lehtësi Partizanin me shifrat 112-52. Ndeshje në sens unik, ku për lezhjanët 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Surprizë fitorja 79-65 e Kamza Basket ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”. Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, situata ndryshoi në periodën e dytë. Kamzalinjtë e thelluan diferencën në fund falë 28 pikëve të Mohammed. Jashtë fushe fitoi edhe Teuta, që mundi 96-82 Flamurtarin. 3 lojtarë amerikanë të ekipit durrsak realizuan 68 pikë së bashku. Në Shkodër, Vllaznia mundi 97-80 Elbasanin, ndeshje ku shkëlqeu Hibbitt, autor i 29 pikëve. Superliga-Meshkuj, java e parë Vllaznia – Elbasani, 97-80 Flamurtari – Teuta, 82-96 Tirana – Kamza Basket, 65-79 Besëlidhja – Partizani, 112-52...