Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Superkontrata e re e Ronaldos shkakton një tjetër “viktimë”…; drejtorin Hierro
Cristiano Ronaldo ka zyrtarizuar të ardhmen e tij me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2027, duke luajtur deri në moshën 42 vjeç e ndoshta më tej. Një marrëveshje gjigante që i mundëson yllit portugez të vazhdojë ndjekjen e objektivit të 1.000 golave, njëherazi i garanton Al Nassr dhe Arabisë Saudite ndikimin e jashtëzakonshëm të markës së CR7. Kontrata përfshin edhe klauzola që i japin Cristianos më shumë pushtet në vendimmarrjet e klubit. Ndër pasojat e radhës është largimi i drejtorit sportiv Fernando Hierro, pas shkarkimit të drejtorit Majed Jaman Alsorour dhe dorëheqjes së trajnerit Pioli. Al Nassr...