Superiore/ Tjetër hap i gabuar i Egnatias, rrogozhinasit barazohen në fund nga Vora
Barazim surprizë në javën e 24-t të Superiores, me Vorën që i ndal hovin kampionëve të Egnatia. Ndeshja e zhvilluar në fushën e Vorës u mbyll në barazim 1-1, duke lënë të hapur garën në krye të renditjes. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Në minutën e 18-të, Fernando u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi gjyqtari Koçi akordoi penallti pas rishikimit të episodit me VAR. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores minimale të kampionëve, Vora reagoi në fund. Në minutën e 86-të, Kasalla shfrytëzoi një rast në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të vyer. Pas këtij barazimi, Egnatia mbetet dy pikë pas Vllaznia, që do të luajë ndeshjen e...
Burimi:
top-channel.tv