Superiore/ Tirana merr goditjen e radhës, bardheblutë munden me një gol në fund nga Teuta

Superiore/ Tirana merr goditjen e radhës, bardheblutë munden me një gol në fund nga Teuta

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me shifrat 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategoria Superiore. Pjesa e parë ishte më e balancuar, me vendasit që u shfaqën më kërkues në sulm. Rasti më i mirë për bardheblutë erdhi nga Tabeku, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin. Në fraksionin e dytë ndryshoi panorama e lojës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi mori kontrollin e takimit dhe shtoi presionin drejt portës kundërshtare. Maçolli goditi traversën, më pas topi u ndal në shtyllë, ndërsa Arifi shpërdoroi një mundësi të artë, duke paralajmëruar golin që do të vinte. Vendimi erdhi në minutën e 87-të, kur Maçolli u tregua i saktë nga pika e...