Superiore/ Fitorja e parë për Orges Shehin, Tirana mund me vuajtje Bylisin dhe shpreson sërish te mbijetesa

Superiore/ Fitorja e parë për Orges Shehin, Tirana mund me vuajtje Bylisin dhe shpreson sërish te mbijetesa

Tirana më në fund ka arritur fitoren e parë nën drejtimin e Orges Shehit, duke triumfuar me 1-0 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për mbijetesë, Bylisit. Një fitore e vuajtur, e cila erdhi falë vetëm një rasti të vërtetë të krijuar nga bardheblutë gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë kaloi në një ritëm të ngadaltë, me të dyja skuadrat që dukeshin të kujdesshme dhe pa dëshirë për të marrë iniciativa, megjithatë secila pikë ishte thelbësore për mbijetesën. Në pjesën e dytë, Bylisi rrezikoi i pari dhe tronditi edhe shtyllën me Kamara, por lëvizjet e Orges Shehit në pankinë rezultuan vendimtare. Hyrja në fushë e Alvarezit dhe Tabekut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes: asistimi i Alvarezit për golin e Tabekut dha avantazhin e vetëm të ndeshjes për...