Super goli i Bibos nuk mjafton për Laçin, Teuta nuk ndalet dhe ndjek Egnatian në krye të Superiores
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në një ndeshje të vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiores. Durrsakët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe brenda vetëm 12 minutash krijuan një avantazh të dyfishtë. Kallaku zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Toli. Vetëm tre minuta më vonë, Wotlai shënoi golin e dytë, në një aksion që u shoqërua me protesta nga lojtarët e Laçit, të cilët pretenduan për faull në sulm. Kurbinasit patën mundësi të riktheheshin në lojë, por Bernardoni u shndërrua në protagonist duke pritur një penallti të Bibo-s në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë,...
Burimi:
sportekspres.com