Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka urdhëruar evakuimin e selisë së saj në Dhahran në Gjirin Persik, ndërsa luftimet midis eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë dhe Huthëve të Jemenit po intensifikohen. Udhëzimi për stafin për të evakuuar ndërtesën dhe për të punuar nga distanca vjen pas një vale sulmesh të rebelëve Huthi ndaj mbretërisë, duke synuar kompaninë dhe aeroportet saudite. Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha në një fjalim televiziv se grupi kishte nisur sulme ndaj objekteve të Aramco-s në qytetin Yanbu të Detit të Kuq dhe ndaj ministrisë saudite të mbrojtjes në kryeqytetin Riad. Autoritetet saudite nuk e konfirmuan sulmin. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të enjten se kishte kapur dronë mbi Riadin dhe qytetin...