Sulmuesi largohet nga Skënderbeu, prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi largohet nga Skënderbeu, prezantohet te skuadra e re

Ardit Nikaj është larguar nga Skënderbeu. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Wisla Krakow. Marrëveshja është arritur për huazim njëvjeçar, me të drejtë blerjeje nga klubi polak, në rast se sulmuesi bind me paraqitjet e tij. Sulmuesi u prezantua këtë të martë te skuadra polake. Nikaj ka dalë nga moshat e Vllaznisë, ndërsa ka qenë pjesë e Skënderbeut nga viti 2021, aty ku pati një ecuri me ulje-ngritje të shumta. Për 23-vjeçarin kjo do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë dhe shpreson të lërë shenjë në ekipin e tij të ri.
Burimi: Sot.com.al